PRISHTINË-Pas kërcënimeve të fundit ndaj Visar Duriqit, gazetar në portalin informativ Express të Prishtinës, Përfaqësuesja e
OSBE-së për Liri të Mediave, Dunja Mijatoviq, reagoi duke i dënuar këto kërcënime, ndërsa Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që t'u ofrojnë gazetarëve më shumë siguri.
"Kërcënimet që Duriqi ka marrë janë shumë serioze. U bëj thirrje agjencive për zbatim të ligjit dhe gjyqësorit që në mënyrë të detajuar t'i hetojnë këto kërcënime dhe kërcënime të tjera ndaj gazetarëve në Kosovë, dhe të sigurojnë se ata që shkelin lirinë e shprehjes do të mbajnë përgjegjësi", mësohet të ketë deklaruar Schlumberger, në një njoftim dërguar nga Vjena.
Bëhet e ditur se, Duriqi ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka marrë një numër kërcënimesh me vdekje pas publikimit të disa artikujve në të cilët kanë zbardhur dhe kritikuar aktivitetet e grupeve radikale islame në Kosovë.
Përfaqësuesja e OSBE-së për Liri të Mediave, Mijatoviq tha se, "gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë në mënyrë të lirë dhe të sigurt. Çdo kërcënim që i bëhet një pjesëtari të mediave duhet të hetohet me urgjencë të lartë. Frikësimet e gazetarëve janë shumë të shpeshta dhe janë të dëmshme për mediat e lira".
OSBE promovon lirinë e mediave dhe punon me qeveritë për t'iu ndihmuar t'i mbajnë zotimet e tyre për liri të shprehjes./ATSH/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.3%
-
Jo
52.5%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 1656
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56