OSBE trajnon policinë shqiptare
'Të respektohen të drejtat e njeriut'
Dyzet oficerë policie, që përfunduan një program trajnimi për diversitetin, krimet e urrejtjes dhe dhunën në familje, morën sot certifikatat, në një ceremoni, në Tiranë.
Dyzet oficerë policie, që përfunduan një program trajnimi për diversitetin, krimet e urrejtjes dhe dhunën në familje, morën sot certifikatat, në një ceremoni, në Tiranë. Në veprimtarinë e organizuar nga Prezenca e
OSBE-së në Shqipëri dhe ambasada e Vendeve të Ulëta morën pjesë Kryetari i Prezencës, ambasadori Florian Raunig, ambasadorja holandeze Dewi van de Weerd, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi.
“Organet e sigurisë dhe të zbatimit të ligjit duhet të jenë profesioniste, të përgjegjshme dhe të respektojnë plotësisht të drejtat e njeriut”, tha Raunig, gjatë dhënies së certifikatave.
“Ato duhet të reflektojnë diversitetin e shoqërisë dhe duhet të ndërtohen në mënyrë të tillë që të mund të përmbushin nevojat e të gjitha segmenteve të popullsisë, duke përfshirë edhe pakicat”.
Raunig vuri në dukje se synimi i trajnimit ishte që policia të pajiset me mënyrat dhe mjetet e duhura për të vepruar profesionalisht gjatë trajnimit të këtyre rasteve. “Kjo është ajo çka i duhet një punonjësi të mirë policie që fiton besimin e komunitetit”.
Ambasadorja holandeze Dewi van de Weerd tha se" Trajtimi i krimeve gjinore kërkon një nivel ndjeshmërie, njohurish dhe aftësish gjinore. Është thelbësore që policia të trajtohet si duhet dhe të pajiset me aftësitë e duhura për t’u përgjigjur, hetuar dhe për t’i menaxhuar si duhet rastet e dhunës gjinore dhe të trafikimit”.
Ky është viti i tretë që Prezenca e OSBE-së në Shqipëri bën trajnime në këtë fushë. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi, rezultatet kanë nisur të duken me rritjen e numrit të denoncimeve dhe të personave që merren në mbrojtje nga policia. Didi tha se edukimi dhe trajnimi i punonjësve të policisë është i nevojshëm në mënyrë që policia të jetë më profesioniste dhe të fitojë besimin dhe mbështetjen e qytetarëve. Ai e konsideroi Prezencën e OSBE-së një partnere strategjike për policinë shqiptare.
Trajnimi u mbështet financiarisht nga qeveria holandeze. Prezenca e OSBE-së do të vijojë të zhvillojë të njëjtin trajnim në qarqe të ndryshme të Shqipërisë, gjatë 2015-s, ku do të marrin pjesë një total prej 120 policësh.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.1%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2281
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56