TIRANE - Policia e Shtetit do të bëjë trajnime të veçanta për të garantuar sigurinë në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi tha se në këtë proces uniformat blu duhet të jenë në krye të detyrës dhe të mos ndikohen nga bindjet personale politike.
“Policia është e depolitizuar dhe detyrat i kryen në përputhje të detyrës. Nuk duhet harruar se polici duhet të kryejë detyrën e paanshme pavarësisht bindjeve të tij politike”, u shpreh Didi.
Trajnimet do të kryhen edhe për nivelin drejtues të Policisë së Shtetit, para dhe gjatë procesit zgjedhor. Ky trajnim do të bëhet nga Prezenca e
OSBE-së në vendin tonë. Sipas Didit, trajnimi i forcave blu do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve profesionale por edhe në mbështetjen me bazë materiale që do t’i jepet policisë
“Lë të konfirmojë se policia e Shtetit do të jetë promotor i vlerave më të mira të një shoqërie demokratike. Të gjithë të jemi të privilegjuar që ligji na jep detyrën për të ruajtur të drejtën e votës”, përfundoi Didi.
I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Forian Raunig dhe nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba.
“Ju jeni Policia e Shtetit dhe në ditën e zgjedhjeve urimi më i mirë është të mos ju shohim ngjyrën, mos t’ju dëgjojmë zërin, duhet të na bëni të ndihemi të sigurt pa u dukur. Të na jepni siguri atë ditë pa u dukur, si një prezencë magjike, e shenjtë, ashtu siç ju jeni. “Policia qoftë me ju” është një shprehje shumë e këndshme”, tha Biba.
Në fazën e parë të trajnimit në datat 24-27 mars do të marrin pjesë 110 zyrtarë të nivelit të lartë e të mesëm të policisë, përfshirë zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtorët e qarqeve, drejtorët e policisë kufitare dhe të emigracionit, si dhe shefat e komisariateve.
Më pas, Prezenca e OSBE-së do të trajnojë 6 grupe trajnuesish, të cilat do ta shtrijnë trajnimin te rreth 6 300 punonjës policie, deri më 30 prill.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.1%
-
Jo
52.8%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2265
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56