TIRANE, 5 Mars/ATSH/- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri u bëri thirrje të enjten të gjithë politikanëve të frenojnë gjuhën dhe veprimet ndezëse dhe të lejojnë institucionet e vendit të funksionojnë në interesin më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë.
Në një deklaratë për mediat menjëherë pas mbarimit të seancës së sotme plenare, OSBE shpreh zhgënjimin me debatin politik në vend, gjatë ditëve të fundit.
"OSBE ka ndjekur me zhgënjim përkeqësimin e debatit politik gjatë ditëve të fundit. U bëjmë thirrje të gjithë politikanëve të frenojnë gjuhën dhe veprimet ndezëse dhe të lejojnë institucionet e vendit të funksionojnë në interesin më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë./a.gjonaj/ /a.ke/