OSBE uron shqiptarët: Të çohet
përpara axhenda e reformave

TIRANE- Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth, uroi shqiptarët në prag të 100-vjetorit të pavarësisë dhe nxit aktorët në vend t’i qasen frymës së bashkimit, që nevojitet për të çuar përpara axhendën e reformave.

“U dërgoj urimet më të mira të gjithë shqiptarëve, që festojnë këtë përvjetor të rëndësishëm të pavarësisë së tyre. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është krenare që e ka mbështetur vendin në ndërtimin e një jete më demokratike e të begatë për qytetarët e tij, gjatë 15 viteve të fundit. I nxis të gjithë aktorët në vend t’i qasen frymës së bashkimit, që nevojitet për të çuar përpara axhendën e reformave, me qëllim realizimin e synimeve kombëtare të Shqipërisë për integrim evropian.”- thuhet në mesazhin e OSBE-së, Eugen Wollfarth.

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën

Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën