OSBE vlerëson procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

/ATSH/.- Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, takoi sot ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jean Claude Schlumberger, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
Sipas KosovaPress, ministrja Tahiri vlerësoi rolin e OSBE-së në proceset demokratike në Kosovë dhe gjithë mbështetjen e deritanishme për Kosovën.
Ajo theksoi se bashkëpunimi mes Qeverisë së Kosovës dhe zyrës së OSBE-së në Kosovë ka qenë në dobi të forcimit të institucioneve demokratike të vendit si dhe në krijimin e një shoqërie me mundësi të barabarta për gjithë qytetarët dhe komunitetet.
Tahiri shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit në fushat ku OSBE mund të jap kontributin e saj.
Ambasadori Schlumberger shprehu përkrahjen për zhvillimin e Kosovës në të gjitha drejtimet duke theksuar gatishmërinë për angazhime të përbashkëta për të adresuar çështje ku ekspertiza e OSBE-së është e nevojshme, duke thelluar më tej bashkëpunimin tradicional për të ardhmen evropiane të Kosovës.
Në mënyrë të veçantë, ai vlerësoi angazhimet e Kosovës në rajon dhe kontributin e saj për fqinjësinë e mirë, duke veçuar dialogun e Brukselit, si një kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Ai vuri në dukje se OSBE-ja është e interesuar të vazhdoj të jap kontribut në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, duke theksuar se zbatimi praktikë i marrëveshjeve duhet të avancojë më tej.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian