Në disa prej tyre që tashmë qarkullojnë lirshëm në Internet vihen re persona të paidentifikuar që hedhin në kutitë e votimit disa skeda njëherësh. Komisioni qëndror i zgjedhjeve në Moskë ka njoftuar se rezultati i votimit në këto qëndra do të anullohet.
OSBE: Vota u alterua pro Putin
Ndërkohë sot ka mbërritur edhe reagimi i vëzhguesve europianë (OSBE dhe Këshilli i Europës) të cilët kanë kritikuar zgjedhjet presidenciale ruse të fituara nga ish-agjenti i KGB-së me mbi 63%. Sipas tyre procesi zgjedhor është “alteruar qartazi” në favor të kryeministrit Putin dhe është shënuar nga “parregullsi të shumta” që duhen qartësuar.
Opozita në shesh
Opozita ruse ka njoftuar protesta për ditën e sotme kundër manipulimeve elektorale. Prokura e Moskës ka paralajmëruar liderët kryesorë të opozitës se “nuk do të pranohen shkelje të ligjit”.
(im/shqiptarja.com)