TIRANE – Shqipërisë i mungon vullneti politik për të rritur numrin e grave në politikë. Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Eugen Wollfarth, ka shprehur sot shqetësimin e tij për këtë çështje, në një takim të organizuar nga OSBE dhe ODIHR, që synonte nxitjen e politikanëve shqiptarë për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës.
“Numri i grave në poste drejtuese politike mbetet ende i ulët. Ndryshimet që iu bënë Kodit Zgjedhor në vitin 2012 mund t’i rrisin mundësitë e grave për t’u zgjedhur”, theksoi ai, duke shtuar se “për këtë nevojitet vullnet politik, por që shpesh mungon”.
Wollfarth shtoi gjithashtu se rritja e pjesëmarrjes së grave në jetën publike dhe politike në Shqipëri është një qëllim afatgjatë i Prezencës së OSBE-së.
Redaksiaonline
(a.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com