Udhëheqësi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, është shprehur gjatë ditës së djeshme se armëpushimi në Ukrainë nuk po respektohet dhe se po vërehen shkelje nga të dyja palët e përfshira në këtë konflikt.

Ai ka vënë në dukje se asnjë prej palëve nuk është duke tërhequr armatimin e rëndë nga vija e frontit, duke shkelur kështu një prej kushteve të armëpushimit.

“Ne duhet të vazhdojmë presionin ndaj dy palëve”, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanieri.

Ndërkohë Zanieri, në një intervistë për “Ruters” është shprehur se e shikon situatën në Ukrainë si shumë “konfuze” dhe se shumë shpejt mund të kishte një tjetër fazë luftimesh.

Marrëveshja për rikthimin e armëpushimit në Ukrainë, u arrit gjatë javës së kaluar në Mynih dhe ka hyrë në fuqi ditën e hënë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com