OSBE: Zgjedhjet serbe
500 vëzhgues në Kosovë

OSBE: Zgjedhjet serbe <br />500 vëzhgues në Kosovë
KOSOVE- Misioni i OSBE-së do të angazhojë rreth 500 vëzhgues për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe në Kosovë. Zyrtarë të këtij misioni i thanë Radio Kosovës se OSBE- ja do t’u mundësojë të gjithë atyre që e kanë të drejtën e votës në këto zgjedhje ta shfrytëzojnë atë.
OSBE-ja ka ripërsëritur se nuk do të ketë votime për zgjedhjet lokale serbe në Kosovë.
Ndërkohë një tjetër reagim për zgjedhjet vjen nga KFOR. Kreu i trupave paqeruajtëse në Kosovë, Erhard Drevs, ka theksuar se në ditën e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe në Kosovë KFOR-i do të jetë neutral, pasi nuk është as mbështetës e as organizues i tyre.(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën