OSBE: Zgjidhni ngërcin e Gjykatës
Kushtetuese, emrat e Topit dinjitozë

OSBE: Zgjidhni ngërcin e Gjykatës <br />Kushtetuese, emrat e Topit dinjitozë
VLORE- Kreu i OSBE në Tiranë, Eugen Wollfarth, kërkon që t'i jepet fund ngërcit për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese duke e konsideruar të pakuptimtë zvarritjen e këtij procesi pasi Presidenti ka propozuar personalitete shumë serioze. Pas takimit që zhvilloi në Vlorë me kreun e kësaj bashkie, Shpëtim Gjika, kreu i OSBE iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi marrdhëniet mes insitucioneve në Shqipëri. Wollfarth theksoi se ëshët shumë e rëndësishme që marrdhëniet mes institucioneve të jenë korrekte.

"Kjo është shumë e rëndësishme për vendimmarrjen dhe gjithashtu për emërimet e rëndësishme që i nevojiten vendit, veçanërisht në Gjykatën Kushtetuese. Tre kandidatura kanë mbetur pezull prej shumë muajsh tashmë. Janë propozuar personalitete shumë serioze dhe duhet marrë një vendim në respekt të Presidentit që ka propozuar këta kandidatë. Për shembull, kandidatura e z. Artan Hoxha për Gjykatën Kushtetuese duhet parë si një kandidaturë shumë serioze. Seancat dëgjimore janë zhvilluar disa muaj më parë dhe, meqë Gjykata Kushtetuese nuk është e plotësuar – ka vetëm tetë nga nëntë anëtarë – vendi bosh duhet plotësuar sa më shpejt që të jetë e mundur, ndoshta që javën e ardhshme."-theksoi Wollfarth 

Ndërkaq në lidhje me procesin për zgjedhjen e presidentit të ri ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Wollfarth inkurajon vazhdimin e dialogut ndërsa paralajmëron se të tjerë emra si kandidatë të mundshëm për këtë post pritet të dalin në skenë. "Po zhvillohen diskutime për kandidatë dhe janë bërë publikë disa emra. Disa njerëz mund të kenë më shumë emra në mendje. Mendoj se ky është një proces shumë i rëndësishëm. Është shumë e rëndësishme që të përzgjidhen një ose disa persona të respektuar dhe, në fund, njëri prej tyre të zgjidhet" - theksoi kreu i OSBE. Më tej Wollfarth kërkoi që ky proces të udhëhiqet nga shqiptarët, ndërsa vlerësoi se deri tani dialogu është dinjitoz dhe shpreson që dhe rezultati të jetë i tillë. 

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja