/ATSH-ANA-MPA/- Ministri britanik i financave, George Osborne deklaroi se një përballje mes Greqisë dhe Eurozonës për borxhin grek, do të konsistonte me shpejtësi si rreziku më i madh për ekonominë botërore.

"Zhvilluam një bisedë konstruktive dhe është e qartë se përplasjet mes Greqisë dhe eurozonës janë rreziku më i madh për ekonominë botërore", deklaroi Osborne pas një takimi në Londër me ministrin grek të financave, Janis Varufakis.

"Ftoj ministrin grek të veprojë me përgjegjshmëri, por është gjithashtu e rëndësishme që eurozona të hartojë një projekt më të mirë për vendet e punës dhe zhvillimin", deklaroi Osborne.

"Është një rrezik evident për ekonominë britanike. Duhet të sigurojmë se në Europë, ashtu si dhe në Britani, përzgjedhim aftësinë në vend të kaosit", shtoi ministri britanik.
Varufakis u takua me George Osborne për 45 minuta në zyrën e ministrit britanik në Downing Street. Pas takimit, ministri grek nuk bëri deklarata.