Oscars 2024/ ‘Oppenheimer’ filmi më i mirë i vitit, triumfon me 7 çmime! Emma Stone aktorja më e mirë

Filmi më i mirë i vitit 2024 është ‘Oppenheimer’ i Christopher Nolan. Në edicionin e nëntëdhjetë e gjashtë të Çmimeve të Akademisë filmi ‘Oppenheimer’ ka arritur që të triumfojë duke rrëmbyer plot 7 çmime, mes tyre edhe aktorin më të mirë për Cillian Murphy. 

“Ne e bëmë një film për njeriun i cili e krijoi bombën atomike, dhe ne po jetojmë në botën e Oppenheimerit qoftë për mirë apo për keq”, tha Murphy pasi e mori çmimin e aktorit më të mirë.

Filmi, i cili kishte 13 nominime, fitoi gjithashtu aktorin më të mirë dytësor për Robert Dowey Jr, si dhe regjisorin më të mirë për Christopher Nolan, plus montazhin e filmit, kinematografinë. 

Drama historike, që zgjat tri orë, rreth shkencës dhe politikës, “Oppenheimer” u bë hit dhe fitoi 953.8 milionë dollarë, si dhe mori lëvdata të mëdha nga kritikët. Ky ishte filmi i parë me të cilin Nolani fiton Oscar për filmin më të mirë.

Emma Stone u vlerësua si aktorja më e mirë për rolin e saj në Poor Things. Ndërsa, çmimi për aktoren më të mirë në rol dytësor i shkon yllit të The Holdovers, Da'Vine Joy Randolph.

“Kjo është vërtet e jashtëzakonshme”, tha Stone.

Barbie, filmi me fitimin më të madh të vitit të kaluar, merr vetëm një çmim për këngën më të mirë origjinale të shkruar nga Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas. Dyshja performuan live, ashtu si edhe aktori Ryan Gosling.

Ndarja e çmimeve Oscars ishte një natë historike për disa, pasi Ukraina fiton Oscar-in e parë ndonjëherë me dokumentarin më të mirë “20 Days in Mariupol”, ndërsa Britania e Madhe e fitoi Oscarin për filmin më të mirë ndërkombëtar: “The Zone of Interest”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:44
Emily Ratajkowski tërheq vëmendje në Oscar me paraqitjen e saj

Emili Ratajkowski ka tërhequr vëmendjen në ceremoninë e Oscars me paraqitjen e saj. Modelja e njohur kishte zgjedhur të vishte për këtë natë një fustan  të Jacquemus.

Fustani i bardhë, i gjatë, dhe shumë joshës ishte pjesë e koleksionit Pranverë/Verë 2024.

Emily u shfaq me një look shumë të freskët me flokët e lëshuara dhe gjithashtu kishte zgjedhur të mos vendoste asnjë aksesorë.

Ora 10:41
Pamela Anderson shfaqet pa grim në festën e Oscar-it të Vanity Fair 2024

Pamela Anderson është shfaqur pa grim në festën e Oscar-it të Vanity Fair 2024. Aktorja dhe modelja amerikane kishte zgjedhur një look të freskët me flokë të lëshuara dhe me një fustan të lirshëm dhe të gjatë.

Ndërsa djali i saj që e ka shoqëruar,  27 vjeçari Brandon Thomas Lee kishte zgjedhur një kostum klasik.

Ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që Pamela shfaqet në ngjarje të ndryshme e pagrimuar.

Ora 09:20
Oscars 2024/ Vanessa Hudgens zbulon se është në pritje të ëmbël në tapetin e kuq

Vanessa Hudgens ka zbuluar se është në pritje të ëmbël në tapetin e kuq të Oscars. Aktorja 35 vjeçare ka pozuar në tapetin e kuq me një fustan të zi të ngushtë  ku dukej barku i rrumbullakosur. 

Ajo u martua në dhjetor të vitit të kaluar me lojtarin e bejsbollit Cole në Meksikë.

Hudgens mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve si spikere e ABC dhe intervistoi aktorët që kaluan në tapetin e kuq

Ora 08:19
Video/ Liza Koshy rrëzohet në tapetin e kuq, ylli i ‘Transformers’ vazhdon të pozojë për fotografët në ‘Oscars’

Liza Koshy ka marrë vëmendjen e gjithë mediave dhe një video e saj teksa rrëzohet në tapetin e kuq të Oscars po bën xhiron në rrjet.

Ndërsa përpiqej të ecte në tapetin e kuq me një palë taka me platformë tetë inç, ylli 27-vjeçar i Transformers, humbi ekuilibrin dhe ra në dysheme.

Pavarësisht situatës, ajo e kaloi me të qeshur dhe ruajti qetësinë e saj.

Ajo vazhdoi të pozonte për foto me fustanin e saj mahnitës të kuq nga Marchesa.

 

Ora 08:19
VIDEO/ Emma Stone befasohet nga çmimi, incidenti në skenë kur mori 'Oscar': Më është grisur fustani

Emma Stone fitoi Oscar e saj të dytë si aktorja më e mirë në filmin ‘Poor Things’.

Kur u tha emri i saj, aktorja u befasua për fitoren, kjo pasi ditët e fundit Lily Gladstone ishte konsideruar si favoritja e "Killers of the Flower Moon". 

Pasi u ngjit në skenë, aktorja, dukshëm e emocionuar, tregoi se fustani i saj ishte grisur.

Në përfundim të shfaqjes ajo tha:

‘Ma qepën përsëri fustanin! Sinqerisht mendoj se e kam shkatërruar atë gjatë performancës ‘I'm Just Ken’! Unë u mahnita shumë nga Ryan (Gosling) dhe gjatë performancës thjesht fustani më shpërtheu.’- tha ajo.

Ora 08:01
Oscars 2024/ Qeni Messi në natën e yjeve, ndjek nga afër ndarjen e çmimeve

 

Në prag të ceremonisë së Oscar-it, u ngrit një polemikë e vogël, sepse u duk se qeni Messi nuk do të pranohej në audiencën e Teatrit Dolby. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve kishte edhe një vend për të dhe kështu Messi, qeni i parë në filmin Anatomy of a Fall, u bë në mënyrën e tij një nga yjet e mbrëmjes.

Ai u shfaq i ulur në një nga kolltukët e kuq dhe duket se e ka ndjekur ceremoninë me shumë qetësi.

Messi është në filmin e regjisores francez Justine Triet (në të cilin quhet Snoop), surpriza e sezonit, me pesë nominime në Oscars.

“Nuk doja të ishte një aksesor i thjeshtë, është një personazh i vërtetë”, tha regjisorja.

Pasi ka mbërritur javën e kaluar nga Parisi në Los Angeles, siç raporton agjencia Ansa, Messi ka fituar admirim, përkëdhelje dhe selfie nga gjysma e Hollivudit. Ai ‘dhuroi’ fotografi për Billie Eilish, America Ferrera dhe Bradley Cooper.

Ora 07:48
VIDEO+ FOTOT/ John Cena shfaqet nudo në skenën e ‘Oscars’, Kimmel e mbulon me perde

 

Mënyra si John Cena u shfaq në skenë për të dhënë çmimin e dizajnit të prodhimit, ishte e papritura e mbrëmjes së ndarjes së çmimeve Oscar.  John Cena ka vendosur të hyjë në historinë e Akademisë. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, aktori dhe mundësi u ngjit në skenën e Dolby Theatre krejtësisht i zhveshur.

Jimmy Kimmel e thirri në skenë dhe Cena u shfaq tërësisht i zhveshur për të prezantuar fituesin e dizajnit për Kostumet më të mira.

Një referencë tejet ironike, por ai kështu kujtoi një episod të ndodhur në vitin 1974, kur mësuesi amerikan Robert Opel doli në skenë krejtësisht i zhveshur duke bërë shenjën e paqes, ndërsa David Niven po përgatitej të prezantonte kandidatët për çmimin për aktorin më të mirë dytësor.

Pas shpalljes së pesë të nominuarve, Cena u mbulua nga Kimmel me një perde dhe mundi të heqë kartonin. “Hapeni dhe lexoni emrin”, tha ai. Çmimi për kostumet më të mira shkoi për Poor Creatures nga Yorgos Lanthimos.

Ora 07:40
Lista e plotë e fituesve në Oscars 2024, 'Oppenhemier' rrëmben shtatë çmime

Mbrëmjen e djeshme u mbajt “Oscar 2024″në Dolby Theatre, që u drejtua nga Jimmy Kimmel. Me më së shumti çmime nga mbrëmja u nda filmi “Oppenheimer” i Christopher Nolan, me gjithsej shtatë çmime të fituara nga 13 nominime.

Ndërkohë, zhgënjimi më i madh ka ardhur nga “Barbie”, filmi më i shikuar i vitit të kaluar, i cili nga tetë nominime, ka fituar vetëm një çmim .

Kjo është lista e plotë e çmimeve në “Oscars 2024”:

Aktorja më e mirë në rol dytësor: Da’Vine Joy Randolph, “The Holdovers”

Animacioni më i mirë i shkurtër: “Lufta ka përfunduar!”

Filmi më i mirë i animuar: “The Boy and the Heron”

Skenari më i mirë origjinal: “Anatomy of a Fall”

Skenari më i mirë i adaptuar: “American Fiction”

Grimi dhe stilimi më i mirë i flokëve: “Gjërat e dobëta”

Dizajni më i mirë i prodhimit: “Poor Things”

Kostumografia më e mirë: “Poor Things”

Filmi më i mirë ndërkombëtar: “Zona e interesit”

Aktori më i mirë në rol dytësor: Robert Downey Jr., “Oppenheimer”

Efektet më të mira vizuale: “Godzilla Minus One”

Editimi më i mirë i filmit: “Oppenheimer”

Më e mira: Dokumentari (Temë e shkurtër): “The Last Repair Shop”

Dokumentari më i mirë artistik: “20 Days in Mariupol”

Kinematografia më e mirë: “Oppenheimer”

Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër (Live Action): “The Wonderful Story of Henry Sugar”

Tingulli më i mirë: “The Zone of Interest”

Rezultati më i mirë: “Oppenheimer”

Kënga më e mirë: “What Was I Made For?” nga “Barbie”

Aktori më i mirë: Cillian Murphy, “Oppenheimer”

Regjisori më i mirë: Christopher Nolan, “Oppenheimer”

Aktorja më e mirë: Emma Stone, “Poor Things”

Filmi më i mirë: “Openheimer”

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona