Mënyra si John Cena u shfaq në skenë për të dhënë çmimin e dizajnit të prodhimit, ishte e papritura e mbrëmjes së ndarjes së çmimeve Oscar. John Cena ka vendosur të hyjë në historinë e Akademisë. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, aktori dhe mundësi u ngjit në skenën e Dolby Theatre krejtësisht i zhveshur.
Jimmy Kimmel e thirri në skenë dhe Cena u shfaq tërësisht i zhveshur për të prezantuar fituesin e dizajnit për Kostumet më të mira.
Një referencë tejet ironike, por ai kështu kujtoi një episod të ndodhur në vitin 1974, kur mësuesi amerikan Robert Opel doli në skenë krejtësisht i zhveshur duke bërë shenjën e paqes, ndërsa David Niven po përgatitej të prezantonte kandidatët për çmimin për aktorin më të mirë dytësor.
Pas shpalljes së pesë të nominuarve, Cena u mbulua nga Kimmel me një perde dhe mundi të heqë kartonin. “Hapeni dhe lexoni emrin”, tha ai. Çmimi për kostumet më të mira shkoi për Poor Creatures nga Yorgos Lanthimos.
Lajmi kryesor: