OSDH: Regjimi ka humbur administrimin e lokaliteteve në Hama

 /ATSH-AFP/ - Grupet rebele islamike kanë pushtuar sot Atchane duke rifituar në këtë mënyrë të gjitha lokalitetet e zaptuara nga regjimi sirian, një muaj më parë, në provincën qendrore të Hamas, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
"Lëvizja e rëndësishme, Ahrar al-Cham, aleate me grupe të tjera islamike dhe rebele, ka pushtuar mëngjesin e sotëm Atshane dhe lokalitete të tjera aty pranë, pas sulmeve të përgjakshme mbrëmjen e djeshme kundër forcave të regjimit", bëri të ditur kjo OJQ.
Ushtria siriane e mbështetur nga ushtria proregjimit dhe nga sulmet ajrore ruse kishte marrë kontrollin e Atshanes më 10 tetor.
"Gjashtëmbëdhjetë anëtarë të ushtrisë siriane dhe grupeve proregjimit dhe të paktën shtatë rebelë u vranë gjatë luftimeve të fundit", tha drejtori i OSDH-së, Rami Abdel Rahmane.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin