'Më jep lekët ose të vrava', gruaja në Sarandë shkon të tërheqë para në bankomat, kërcënohet me jetë: M'u afrua dhe më vuri thikën pas shpine

'Më jep lekët ose të vrava', gruaja në Sarandë shkon të tërheqë para në bankomat, kërcënohet me jetë: M'u afrua dhe më vuri thikën pas shpine

Foto ilustruese

SARANDË- Rreth orës 09.40 të së shtunës qytetarja me inicialet A. M, punonjëse e një kompanie sigurimesh në Sarandë shkoi tek një bankomat për të tërhequr një shumë lekësh, sipas kërkesave të saj.

Në momentin kur po kryente veprimet një i ri, i pa maskuar, po me syze iu afrua dhe i vuri një thikë pas shpine, në një mënyrë për të mos u parë nga të tjerë, dhe njëherësh duke e kërcënuar  që ajo t’i jepte lekët që do merrte nga bankomati, ose në të kundërt të bënte një tjetër tërheqje.

Qytetarja, i thoshte se nuk kam 'më shumë, kaq kam'. Ndërkohë ai vazhdonte duke i thënë 'o më dorëzo lekët ose të vrava. Do jetën apo lekët.'

Në këto momente qytetarja mundi të shkëputej edhe pse e tronditur për çfarë kish përjetuar në pak caste tek bankomati, u drejtua në Komisariatin e Policisë për të bërë denoncimin për rastin. Sipas saj, personi ishte i panjohur për të. Policia po punon për identifikimin e autorit.

'Me datë 08.05.2021, rreth orës 10:00, në lagjen nr.2, Sarandë, 1 person ende i paidentifikuar, pranë bankomatit të një banke, dyshohet se nën kërcenimin e një mjeti të mprehtë, ka tentuar t’i vjedhë një shumë parash shtetases A. N., 34 vjeçe. Nga ana e Policisë po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë