OSHEE 'ua mbledh' kryekomunarëve
të pabindur, 122 pa paguar dritat

OSHEE 'ua mbledh' kryekomunarëve<br />të pabindur, 122 pa paguar dritat
TIRANE- Supozohej se do të ishin të parët që të ndihmonin institucionet shtetërore, por nga të të zgjedhurit lokalë rezulton se gati gjysma e tyre nuk paguajnë dritat. Shifrat e dala nga OSHEE pak ditë më parë mbanin në krye të listës kryekomunarin e Lazaratit, Dasho Aliko, me 147 milionë lekë të vjetra debi, e kështu me rradhë të tjerët. Në listë është edhe kryekomunari i Vllahinës në qarkun Vlorë, Gëzim Hoxhaj.

Atij i janë faturuar mbi 65 milionë lekë borxhe për shtatë kontrata me kompaninë. I pyetur në lidhje me këtë rast, Hoxhaj sqaron se katër nga këto kontrata janë të personave të tjerë në komunë, që kanë të njëjtin emër me të, ndërkohë që prej dy vjetësh ai thotë se po zhvillon një betejë ligjore në gjykatë për gjobën maramëndëse që ish-CEZ-i i ka vendosur në vitin 2012, sipas tij, tërësisht për shkaqe politike. I zgjedhur kryetar komune nga PS, Hoxhaj thotë se e ka sqaruar këtë që ka ndodhur si me drejtorin e përgjithshëm të OSHEE-së Adrian Çela, por edhe me kryetarin e partisë që e ka zgjedhur, njëherazi edhe kryeministrin Rama.

foto oshee
Ndërkohë që për të gjithë drejtuesit e tjerë të pushtetit vendor, 122 në total, të cilët kanë 166 kontrata për energjinë elektrike, është dhënë paralajmërimi dhe një pjesë e madhe e tyre kanë shlyer detyrimet.

OSHEE njoftoi më herët se iu kishte ndërprerë energjinë elektrike 83 prej tyre në të gjitha lidhjet me kontratë që kishin dhe, pas shlyerjes së detyrimeve, energjia u rikthye në 42 raste. Si shenjë e efektshmërisë së kësaj lëvizjeje nga ana e OSHEE-së është bërë e ditur se vetëm brenda një dite u mblodhen 10 milionë lekë detyrime që të zgjedhurit lokalë i kanë kompanisë, tashmë shtetërore, të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Aksioni për mbledhjen e faturave të papaguara të energjisë elektrike ka dhënë rezultate spektakolare në të gjithë vendin. Në disa zona në Juglindje, ky aksion s’ka qenë e nevojshme të nisej për shkak se energjia paguhet në nivele rekord, deri në 100 për qind, sic është rasti i Ersekës, por edhe në Përmet, apo Korçë, por nuk është kështu situata në verilindje të vendit, ku, për shkak të varfërisë dhe një tradite ndër vite, energjia elektrike nuk paguhet.

Në Kukës janë zhvilluar edhe protesta kundër aksionit të ndërprerjes së energjisë elektrike për debitorët. Në përgjithësi, familjarët i janë përgjigjur shumë më shpejt thirrjes për të shlyer detyrimet, ndryshe nga bizneset që, edhe pse kanë shifra kolosale për të paguar, tregohen më të ngadaltë.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen