OSHEE është duke kryer një aksion të përqëndruar në rrethinat e Lezhës dhe Shkodrës për vjedhjen  e energjisë elektrike në bashkëpunim me policinë.

Deri në këto momente mësohet se janë shoqëruar në në polici 18 persona për vjedhje të energjisë elektrike, mes tyre edhe dy punonjës të OSHEE, Vital Marku dhe Zef Marku, të cilët janë arrestuar për abuzim me detyrën.

Aksioni është duke u zhvilluar në zonat Rrilë, Balldre, Zejmen dhe Gjadër.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com