OSHEE, Çela: Situata drejt 
përmisimit, hidrovoret në punë

OSHEE, Çela: Situata drejt <br />përmisimit, hidrovoret në punë
Në një proncim për shqiptarja.com KREU i OSHEE-së Ardian Çela shprehet se furnizimi me energji elektrike në të gjithë vendin është drejt përmisimit dhe se punonjësit po punojnë 24 orë për normalizimin e situatës.

“Nga azhornimi i fundit që i kemi bërë në orën 18:00 ka një përmirësim të situatës, konkretishisht në orën 16:00 situata është që nga hera e fundit që ishtë në orës 15:00 që në 174 fidera jashtë funskionit tani numëri i tyre është reduktuar në 74 fidra dhe numri i abonentëve që janë pa energji 176 mijë janë reduktuar në 75 mijë abonentë në gjithë vendin, Po punohet me grupet e OSHEE dhe grupet gadishmëri për riparimin e defekteve, janë të shpërndarë në gjithë terrenin. 
Duket se moti ka një qetësim të momentit të situatës së motit na ka lejuar që të rregullojmë dhe ato avari në ato zona ku tani është e mundur ndërsa më parë nuk na lejonte moti. Do të vazhdohët të punohet pa ndërrpreje dhe gjatë orëve të natës për të riparuar defektet.”-
tha Çela


Ora 19:17 OSHEE: Minimizohen dëmet në rrjet, probleme vetëm në zonat rurale
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka njoftuar se falë ndërhyrjeve dhe investimeve në rrjet, kanë arritur të minimizojnë defektet, por vazhdon të ketë probleme në zonat rurale.

Sipas raportit të fundit të OSHEE, aktualisht janë 75 fidra të stakuar, nga 192 që ishin paraditen e së dielës si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura me shi. 

“Në 10 drejtoritë rajonale dhe ne terren po punon një personel prej 1650 punonjësish për riparimin e defekteve, të ndara në 26 grupe për ndjekjen e regjimit të punes dhe 26 inxhinierë të sigurisë në punë”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

Po ashtu, është bërë e ditur se Hidrovori i Divjakës është jashtë punës, ndërsa të tjerët po furnizohen normalisht me energji elektrike. 

Zonat të cilat janë pa energji elektrike të ndara sipas qarqeve:

Berati
Divjaka, Dushku, lagja “18 Tetor” Lushnje, Potom/Skrapar, Lumas dhe Kuçova 

Burreli
Komsi, Gurrë, Cerruje, Zenisht dhe Arras Peshkopi.

Durrës
Shijak, Fushë-Krujë, Golem, Rrogozhinë, Komuna Gose, Luzi i madh/ Malësia Rrogozhinë dhe një pjesë e periferisë së Durrësit (ish Këneta, Spitalla)

Shkodra
Vrake/Koplik, Dobrac/Shkodër, Kallmet/Lezhë, Plazh Velipojë, Shëngjin/Lezhë.

Fieri
Levan, Libofshë, Frakull, Cakran dhe në qytetin e Fierit lagjet “1 Maj”, “11 Janar”, Apollonia. Amonice, Smokthine, Rradhimë, Novoselë, Akerni, Mifol, në qytetin e Vlorës lagjet: “10 Korriku”, “Isa Boletini”, “Pavarësia”, Fshati Kanine.

Gjirokastra
Lazarat, Suke, Lekli, Borsh, Memaliaj.

Tirana
Zallbastar, Gjopkaj, Valias, Sauk, Marikaj, Paskuqan, Mezez, Yzberisht, Shkoze, Paskuqan, Gerdec, Ndroq, Preza, Valias, Shengjergj, Shupal, Ibe, Koder Kamez Tirane, Mullet, Kodra e Prifiti në qytetin e Tiranës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njoftoi më herët zonat e prekura dhe bën me dije se të gjithë hidrovoret në vend janë në punë dhe se kompania është në gadishmëri të plotë në terren për të riparuar çdo dëm.

Përmes një njoftimi për mediat OSHEE thekson se për shak të përmbytjeve në vend ka patur një sërë luhatjesh të tensionit në disa zona :
 -Linja L 30-5 Shkozet – Mali Robit 
-Linja 30-3/1 Shijak – Ndroq 
-Pa energji Nst Durrës dhe N/st Porto Romano për shkak të demtimit të linjave 35 kV
- N/st Shkozet vazhdon puna për zëvendësimin e transformatorit të dëmtuar në linjat TM 20 kV, 10 kV, 6 kV

oshee
 
OSHEE në njoftimin e saj shkruan se në rrethe janë prekur këto zona nga tensioni i mesëm
Gjirokastra
Ka në avari 12fidra si pasoje e erës së forte dhe kohës së keqe me shi gjate natës e në vazhdim. Zonat e mbetura pa energji janë: Ballaban, Piskovë, Sukë, Lekli, Lunxheri/ Kelcyrë; Zagori, Lazarat /qytet Gjirokastër, Kosine Petran/ Permet

Kukës
Ka në avari 9 fidra dhe zonat e mbetura pa energji janë: Rexhepaj, Kalimash, Cahan, Qytet Kukes; Lekbibaj, Fierzë, Rragam, Valbonë, Bujan Pac në Bajram Curri

Burrel
Ka në avari 14 fidra dhe zonat e mbetura pa energji janë: zonat Shupenzë, Kraste, Komsi, Klos, Cerrunje, Sllove, Zall Dardhe

Durrës
Ka në avari 19 fidra dhe zonat e mbetura pa energji jane zonat Xhafzotaj, Spitallë, Romanat, Koxhas dhe ish Kenete
 
 
 
oshe

oshee


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet