Një rregullore e re që ka lidhje me cilësinë e shërbimeve të energjisë elektrike pritet të miratohet në mbledhjen e radhës së Entit Rregullator te Energjisë (ERE). Rregullorja e re përcakton se, duke filluar nga 1 shtatori 2016, në rast të mosrespektimit të niveleve të cilësisë së shërbimit sipas nenit 16 të kësaj rregulloreje, operatori i sistemit është i detyruar t’i japë një kompensim klientit fundor, me kërkesën e këtij të fundit, në vlerën 200 lekë.