Operatori i Shpërndarjes së Energjisë shpalli fituese kompanitë: GEN-I Tirana, Shoqëria GSA dhe Shoqëria EFT AG, në garën për importin e energjisë për muajin dhjetor.

Totali i energjisë elektrike planifikuar për t’u blerë nga OSHEE për periudhën 1-31 Djetor është 178.560 MWh, ose e konvertuar ne vlerë monetare 7.647.129,60 euro (vlera pa TVSH).

Kompania GEN-I Tirana do të lëvrojë një sasi 44,640 MWh me një çmim për njësi 42.71 euro/ MWh. Shoqëria GSA do të lëvrojë sasinë 81,840 MWh me një çmim për njësi 42.85 euro/ MWh.

Ndërsa, kompania EFT do të lëvrojë sasinë 52,080 MËh me çmim për njësi 42.89 euro për MWh.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )