OSHEE investim 1 mld lekë në Tiranë, Balluku: Ulim humbjet në rrjet

OSHEE investim 1 mld lekë në Tiranë, Balluku: Ulim humbjet në rrjet

Banorët e Tiranës por edhe fshatrat përreth do të kenë një furnizim më të mirë me energji elektrike në saj të investimit rreth 1 miliard lekë që ka nisur tashmë nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Investimi përfshin rikonstruksionin e afro 400 kabinave si dhe shtrimin e 10 fiderave të rinj nga nënstacionet Selitë dhe Traktora.

Investimi prek si tensionin e mesëm ashtu edhe atë të ulët ndërsa punimet pritet të përfundojnë para sezonit të dimrit të 2019-ës. Përmes tyre synohet jo vetëm rritja e cilësisë së furnizimit me energji elektrike por edhe ulja e humbjeve në rrjet.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me administratorin e Operatorit të Energjisë Elektrike, Adrian Çela, kanë inspektuar punimet që po kryhen për këtë projekt në zonën e “Komunës së Parisit” në kryeqytet.

Drejtori i OSHEE-së Tiranë, Klevis Jahaj, bëri të ditur se kabinat ku po ndërhyhet janë ndërtuar kryesisht gjatë viteve ’90-të dhe prej vitesh nuk është bërë asnjë investim në to. Gjithashtu sipas Jahaj, në saj të 10 fiderave të rinj që do të shtrihen në dy nënstacionet, do të bëhet e mundur normalizimi i mbingarkesës gjatë sezoneve të pikut.

“Ky investim kap vlerën e 1.1 miliardë lekëve dhe përfshirën rreth 250 mijë abonentë të OSHEE-së të cilët do të përfitojnë nga ky investim dhe normalisht do të ndikojë qoftë në cilësinë e furnizimit me energji elektrikepor gjithashtu dhe në tregues të tjerë, atyre të humbjeve. Gjithashtu 10 fiderët e rinj të cilët po shtohen nga nënstacioni i Selitës dhe ai i Traktorit do të bëjnë që të normalizojë mbingarkesën që kanë fidrat aktual në momentet e pikut”, tha Jahaj.

Nga ana e saj, ministrja Balluku u shpreh se investimet që po kryhen në rrjetin e Tiranës janë investime që ndikojnë direkt në performancën e OSHEE-së dhe në gjithë sektorin energjetik dhe se përmes tyre është bërë e mundur ulja e ndjeshme e humbjeve të energjisë në rrjet.

“Kërkesa për energji në Tiranë arrijnë në 37 përqind të kërkesës kombëtare. Sigurisht i gjithë investimi që OSHEE ka bërë deri më sot ndikon ndjeshëm jo vetëm në uljen e humbjeve në rrjet për Tiranën, nga 35% që ka qenë në vitin 2014, sot është 16.8%, pra katër-mujori i parë i 2019-ës është vërtetë diçka për t’u shënuar, por nga ana tjetër sigurisht duke qenë se është më shumë se 1/3 e tregut të kërkesës së energjisë elektrike, investimet që kryhen në rrjetin e Tiranës janë investime që ndikojnë direkt në performancën e OSHEE-së dhe të gjithë sektorit energjetik”, u shpreh ministrja Balluku.

Përmes rikonstruksionit të kabinave synohet vendosja e pajisjeve bashkëkohore, duke zëvendësuar teknologjinë e vjetër. ¼ e kabinave të reja do të përshtaten me teknologjinë RMU (telekomandim në distancë, monitorim online dhe transmetim të dhënash). Këto kategori kabinash rrisin sigurinë dhe shpejtësinë e manovrimeve në rast defektesh ose mbingarkesë në rrjet. Brenda muajit qershor investimet do të nisin edhe në zonat rurale të Tiranës.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia