“Në rast se familjari e paguan të gjithë detyrimin njëherësh, i ulet kamatëvonesa me 70%. Dhe në rast se abonenti do të paraqitet brenda 6 muajve nga firmosja e aktmarrëveshjes për paguar detyrimin atëherë do të përfitojë 50% të reduktimit të kamatës në datën e mbylljes së detyrimit”, thekson në njoftim Operatorti i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke bërë me dije se ulje 50% të kamatëvonesave mund të përfitojnë edhe bizneset që shlyejë njëherësh tërë detyrimin.
“Tjetër avantazh në skemat e mësipërme është fakti se mund të lidhin aktmarrëveshje të gjithë kategoritë që kanë debit ë krijuara ndaj OSHEE deri më 31 korrik. Theksojmë se oferta e reduktimit të kamatës për të gjitha kategoritë është e vlefshme deri më 31 dhjetor 2015!”, sqaron OSHEE.
Familjet, këstet e dokumentet
Njëkohësisht OSHEE ka bërë publike edhe skemën e kësteve me të cilën mund të paguhen detyrimet nga ana e familjeve, në pamundësi për të shlyer njëherësh tërë detyrimin. Familjet me detyrim deri në 100 mijë lekë mund të kryejnë pagesën brenda një viti të ndarë në 12 këste. Familjet me debi deri në 200 mijë lekë mund ta shlyejnë detyrimin në 24 këste.
Sa më e madhe të jetë debia, aq më i madh është numri i kësteve në të cilët do të bëhet shlyerja e saj, për të arritur kështu te kreditë mbi 3.5 milionë lekë, të cilat do mund të shlyhen në 168 këste mujorë. Edhe bizneseve u jepet mundësia t’i shlyejnë debitë përmes 12 kësteve në vit, në varësi të shumës totale të detyrimit.
Skema si më poshtë:
Kategoria FAMILJAR
Skema parashikon ndarje të kësteve në mënyrë të barabartë, në varësi të shumave (më poshtë tabela). Në rast se familjari e paguan të gjithë detyrimin njeherësh, i ulet kamatvonesa me 70%. Dhe në rast se abonenti do të paraqitet brenda 6 muajve nga firmosja e aktmarrëveshjes për paguar detyrimin atëhere do të përfitojë 50% të reduktimit të kamatës në datën e mbylljes së detyrimit.
Dokumentacioni
Identifikimi i klientit ose i autorizuari prej tij – Kujdes! Në rastet e autorizimeve kërkohen karta ID e të 2 palëve së bashku me autorizimin me shkrim
Kopje e librezës ose e fatures së fundit
Në rastet kur mbajtesi i kontratës në sistem nuk është i njëjtë me personin që është mbajtësi atehere kërkohet dhe dokumenti i pronësise në nje nga format ligjore të tyre që janë parashikuar në procedura
SKEMA E PAGESËS ME KËSTE – FAMILJET
Deri në:
– 100 mije lekë 12 muaj/këste
– 200 mijë lekë 24 muaj
– 300 mijë lekë 36 muaj
– 400 mijë lekë 48 muaj
– 500 mijë lekë 60 muaj
– 600 mijë lekë 72 muaj
– 900 mijë lekë 84 muaj
– 1 million lekë 96 muaj
– 1.5 milionë lekë 108 muaj
– 2 milionë lekë 120 muaj
– 2.5 milionë lekë 132 muaj
– 3 milionë lekë 144 muaj
– 3.5 milionë lekë 156 muaj
– mbi 3.5 milionë lekë 168 muaj
Kategoria PRIVAT
Për klientet e lidhur ne Tension të Ulët (TU) ofrohet pagese me këste sipas masës së detyrimit (shiko tabelën me poshte) Produktet për bizneset e lidhur në Tension të Mesëm (TM) mbeten të pandryshuar, dmth afati maksimal i ripagesës bazuar në detyrimin ligjor për dalje nga rrjeti i OSHEE – 20 kv deri ne fund te vitit 2016 dhe 10/6 kv deri ne fund te vitit 2017. Për herë të parë, biznesit (kategoritë TU dhe TM) i jepet mundësia tu reduktohet me 50% kamatvonesa nëse paguan të gjithë detyrimin njëherësh.
Dokumentacioni
– Kopje web e QKR të shoqërisë ose personit fizik
– Identifikimi i administratorit të shoqërisë ose personit fizik
– Për shpk dhe SHA, autorizimi nga organet përkatëse për lidhjen e AKM
– Identifikim i të autorizuarit nëse ka të tillë
SKEMA PER PRIVATIN
Deri në:
– 200 mijë lekë 12 muaj/këste
– 500 mije lekë 12 muaj
– 1 milion lekë 24 muaj
– 1.5 milionë lekë 36 muaj
– 2 milionë lekë 48 muaj
– 3 milion lekë 60 muaj
Kategoria BUXHETOR dhe JO-BUXHETOR
Bashkitë, afatet e ripagesës nuk kalojnë daten 30 prill 2019. Institucionet e qeverisjes qendrore dhe shoqeritë me kapital shtetëror afatet e ripageses janë sipas tabeles si më poshte: Në rast ripagese të detyrimit total nga te gjitha kategoritë ofrohet reduktim i kamatës në masën 50%
Për lidhjen e AKM keto kategori të drejtohen në Drejtorinë Qëndrore në Tiranë pranë sektorit të mbledhjes së debisë të buxhetore jobuxhetoreve – në departamentin e shitjes dhe arkëtimeve
SKEMA
Deri në:
200 mijë lekë 12 muaj/këste
500 mijë lekë 12 muaj
1 milion lekë 24 muaj
1.5 milionë lekë 36 muaj
2 milionë lekë 48 muaj
3 milionë lekë 60 muaj
Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)
