TIRANË - Në mënyrë të vazhdueshme, furnizimi i familjeve dhe bizneseve me energji elektrike has në një problematikë, tashmë të pajustifikueshme: ndërprerje të shkurtra e të gjata në çdo orë, të ditës apo të natës. Sidomos kjo vihet re kur ka rreshje, por jo vetëm. Janë të shumta rastet që qytetarët të Tiranës telefonojnë në redaksinë e Shqiptarja.com dhe Report TV, duke kërkuar ndihmë për të sensibilizuar drejtuesit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, në mënyrë që të mos kenë dëme, të paktën jo më shumë se ato, që kanë patur, nga ndërprerja pa paralajmërim e furnizimit me energji.
Bilancet
Është tepër e çuditshme që të vijojë një refren i tillë në jetën e shqiptarëve, ndërkohë që viti 2015 rezultoi pozitiv për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, jo vetëm në aspektin e uljes së humbjeve në rrjet, duke sjellë më shumë arkëtime, por edhe te shpenzimet për mbulimin këtyre humbjeve përmes importeve. Të paktën, kështu deklaron vetë Operatori zyrtarisht.

LAJMET MË TË VLERËSUARA