Kompania po ndjek me përparësi furnizimin me energji të konsumatorëve në të gjitha drejtoritë rajonale me rastin e festave të fundvitit.
Bazuar mbi një plan masash, ekipet e OSHEE janë pozicionuar në pikat kritike, në mënyrë që reagimi për zgjidhjen e defekteve/avarive të mundshme të jetë brenda një kohe të shkurtër.
“Fiderat qe furnizojne hidrovoret, spitalet, objektet e rëndësishme administrative, janë fidera të një rëndësie të veçantë dhe nga ana jone janë marrë masa me vendosjen e grupeve te gatishmerise dhe personelit perforcues prane tyre apo furnizimit alternativ me dy drejtime”, thotë Drejtori i Divizionit të Shpërndarjes, ing. Petraq Lika.
Sipas tij, do të bëhen kontrolle çdo orë të pajisjeve elektrike nga personeli operativ i n/stacioneve, për të parandaluar avarite e mundshme në pajisje dhe linja 35 kV, që shoqërohen me nderprerje masive të energjise elektrike.
Nga ana tjetër, kompania gjen rastin tu bëjë apel abonentëve, të jenë më eficient në konsumin e energjisë, sidomos në ditët e fundit të vitit, për të shmangur kështu ngarkesat e panevojshme në rrjet si dhe defektet e mundshme.
Gjithashtu, kompania ka vendosur në gatishmëri të abonentëve një staf të detikuar 24 orë në shërbim të marrjes së njoftimeve për raste të mungesës së energjisë elektrike.
Numri 04 22 74 141 do të jetë në shërbim 24 orësh - call center, si dhe janë vendosur të tjera numra kontakti për çdo rajon (shikoni hartën)
Më poshtë do të gjeni nr e kontaktit për secilin rajon për raste defektesh dhe mungesës së energjisë. Shërbimi do të jetë 24 orësh!
Numrat e dispecerive
Shkodra Durrësi
022801023 052 222 097
022801024
022801025
Burreli Gjirokastra
069 41 46 389 084 262 555
069 41 45 616 084 264 465
Fieri
034 210 000 Tirana
034 210 002 042 355 269
042 355 270
042 358 888
Elbasani
069 41 46 603 Nr Call Center
069 41 46 604 04 22 74 141
054 221 000 Për të gjitha Rajonet
054 221 001
054 221 002
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
