Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri i shoqëruar nga administratori i OSHEE-Së Adrian Çela inaguaruan përfundmin e modernizimit të sportelit të parë të Kujdesit ndaj Klientit në Tiranë. Investimet në këtë sektor në kuadër të menaxhimit të fluksit të rradhëve të gjata do të shtrihen në 14 sportele të shpërndara në 10 rajone në gjithë Shqipërinë.

Gjiknuri u shpreh se po bëhen investimet më të madha që janë kryer ndonjëherë duke ju referuar pajisjes me matësa dhe mbi të gjitha me këto shërbime të monitorueshme që çdo punonjës të jetë përgjegjës ndaj kërkesave të qytetarëve.

Adrian Çela u shpreh se këto zyra do të jenë si një lloj banke jop vetëm nga vlera monetare por edhe nga mënyra e shërbimit. ‘’Po i paraqesim klientit një fytyrë tjetër të kompanisë. Të gjitha punëtorët janë të indentifikueshëm me emër-mbiemër. I krijohet mundësia edhe abonentëve për ankimime që mund të kenë, ta shohin qartë, ku dhe si ka mbetur procedura që ato po aplikojnë’’, tha ai.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com