Përsëritet fenomeni i dëmtimit të linjave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), kësaj here nga individë të papërgjegjshëm, të cilët po punonin në një pronë private.
Dëmi i shkaktuar në fidrin L17 la pa energji elektrike sot për 20 minuta rreth 2500 abonentë. Dëmi u shkaktua nga ndërhyrja në trasenë kryesore të zonës nga shtetasi Astrit Kërçiku afer ish stadiumi Qemal Stafa, për të cilin, është ngritur edhe padi nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).
Petraq Lika, drejtori teknik pranë OSHEE, sqaroi për Report Tv dëmin e shkaktuar nga ndërhyrjet pa leje dhe të pa përgjegjshme.
"Një punimin pa leje, është një zgjerim që bën vetë pronari i atij garazhi duke ndërhyrë në zonën përreth duke bërë zgjerime që është ndërtim pa leje dhe ndërhyn në strukturën e trasesë së rrjetit dhe e ka provokuar në të mënyrë që ajo do të dojë një investim teje të fuqishëm", shprehet Lika.
Ky dëmtim preku 17 kabina, duke lënë pa energji elektrike rreth 2500 abonentë të zonave nga “Rruga e Elbasanit”, përballë Ambasadës Amerikane, duke vijuar më tej pranë zonës së ish-stadiumit “Qemal Stafa”, duke vazhduar me Gardën e Republikës, deri pranë pishinave tek Liqeni Artificial.
Dëmi i shkaktuar nga ndërhyrjet e papërgjegjshme nga palët e treta, rritin faturën e investimeve dhe mirëmbajtjes.
"Përveç kostove ekonomike që nuk diskutohet por edhe kosto nga ana teknike, pra ulet qëndrueshmëria teknike e atij segmenti ndërkohë mbartet edhe kosto nga pikëpamja të raportit që ka OSHE në raport me abonentin", deklaroi drejtori teknik pranë OSHEE, Petraq Lika
Ky është një fenomen i përsëritur. Vetëm gjatë kësaj jave ka pasur 8 avari të kësaj natyre.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO