OSHEE: Po punohet janë 34 fidra
me defekt, hidrovoret janë në punë

Kompania e shpërndarjes së Energjisë elektrike thekson se janë 34  fidra me defect që shkaktojnë mosfurnizimin me energji elektrike të një pjesë të rretheve në vend
 
Sipas OSHEE kryesisht problematike janë zonat rurale ndërkohë që 10 drejtoritë rajonale kanë angazhuar 1650 punonjës për  stabilizimin e situatës. OSHEE në njoftimin e saj thekson që të gjithë spitalet furnizohen me energji dhe të gjithë hidrovoret janë në punë.
 
Ja njoftimi I plotë I OSHEE
Sipas përditësimit të informacioneve nga terreni, mëgjesin e sotëm, e hënë 23 nëntor, rreth 34 fidra në tensionin e lartë dhe të mesëm vijojnë të jenë me defekt, nga 192 ne total, pjesa më e madhe mbulojnë me energji zonat rurale.
 
Në linjat 35 kV defektet janë si më poshtë:
Vijon të jetë me defekt linja 35 kV Shijak – Ndroq.
Ka dëmtim të shkarkuesave 35 kV në n/stacionin Rrëshen dhe n/stacionin Koman.
Vijon të jetë me defekt linja Radhimë – Orikum.
Një fidër i dëmtuar në n.stacionin Elbasan 4.
 
Në linjat e tensionit të ulët 20 kV,10 kV, 6 kV n/stacionet  pa energji janë:
 
Tiranë: Zall Bastar, Sauk, Shëngjergj, Shupal
Durrës: Shkozet, Xhafzotaj, Manzë
Berat: Potom, Tomorricë
Fier: Levan, Xhuherinë, Dermenas, Mifol, Selenicë , Seman.
Burrel: Gurrëz, Macukull, Zenisht, Cërrunjë, Klos.
Shkodër: Koman, Kacinar, Kallmet.
Korcë: Velcan, Voskopojë, Vithkuq, Miras, Pojan
 
Vazhdon puna nga brigadat e mirëmbajtjes për kthimin në gadishmëri të nenstacionit Shkozet  dhe zëvendesimin e transformatorit të dalë jashtë pune. 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Basha: Rama dhe shpura e tij, e ka kthyer korrupsionin dhe lidhjen me krimin në kriter për qeverisjen e vendit

Basha: Rama dhe shpura e tij, e ka kthyer korrupsionin dhe lidhjen me krimin në kriter për qeverisjen e vendit