Fshati Val Martanesh, është pjesë bashkisë së Bulqizës, jo shumë larg Tiranës, por që prej vitit 1997, mungonte energjia elektrike, për shkak të shembjes së shtyllave të transmetimit të energjisë.
Rikthimi i energjisë elektrike në këtë zonë, nuk qe i lehtë për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugës për dërgimin e bazës materiale.
Madje, firmës private i është dashur të përdorë helikopter për vendosjen e linjës 10 kV midis të shtyllave.
Në këtë zonë, ku kalon lugina e lumit të tërkuzës pjerrtësia është 90 % dhe lartësia shkon në më shumë se 15 m.
Punimet nisën më 19 nëntor 2015, por u ndërprenë më 4 janar për shkak të reshjeve të borës dhe motit aspak të favorshëm, për vendosjen e linjës elektrike e 178 shtyllave përgjatë 11 km.
Për shtrirjen e linjës, OSHEE-së i është dashur detyrimisht të hapë edhe rrugën.
Redaksia Online
Al.Çu/Shqiptarja.com