Disa zona në Durrës prej dy ditësh kanë pasur probleme në furnizimin me energji elektrike dhe shkak për këtë është bërë një defekt i shkaktuar në linja nga disa kompani private.Sapo Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka konstatuar rastin, ka nisur punën për riparimin e defektit ndërkohë që ka penalizuar kompanitë të cilat kanë dëmtuar rrjetin.

OSHEE sqaron se, janë dëmtuar 5 fidra për riparimin e të cilave është dashur një punë intensive për më shumë se 10 orë, ndërkohë që i bën apel të gjitha kompanive që të bëjnë kujdes me punimet, pasi pasojat nuk janë vetëm në kostot shtesë për OSHEE-në, dëmtim të imazhit duke krijuar shqetësim të panevojshëm tek abenentët e saj, por edhe me masa ligjore.

Ja deklarata e OSHEE
Gjatë 48 orëve të fundit, një pjesë e qytetit të Durrësit u përfshi nga disa defekte të njëpasnjëshme, duke lënë qëndrën dhe zonën e plazhit pa energji elektrike.
Fidrat 39, 40, 41, 45 dhe 48 me fuqi 20 kV, që furnizohen nga N/stacioni i Shkozetit pësuan defekte, në kohë të ndryshme. OSHEE, mori masat dhe situata aktualisht është normalizuar.
Konkretisht:
Fidri 40 mbeti pa energji për shkak se u dëmtua kablli i tensionit të mesëm gjatë punimeve që po kryente një subjekt në rrugë;
Fidri 41, mbeti pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të kabllit të tensionit të mesëm, nga punimet e kryera kohë më parë nga subjekte private për spostim linjash të OSHEE jashtë kushteve teknike të traseve kabllore 20 kV;
Fidri 45, dëmtim kablli TM në themelet e murit rrethues të një shtëpie private;
Fidri 48, u dëmtua çela e transformatorit në kabinën private “Plazh Iliria”;
Fidri 39, dëmtuar tre koka kablli TM të transformatorit, si dhe defekt në kabllin 20kV, i cili ndodhej poshtë tubacioneve të ujërave të zeza;
OSHEE e Durrësit mori masat organizative dhe teknike, më mbështetjen e inxhinierëve nga Tirana, duke manovruar dhe riparurar defektet. Për tre rastet e para, OSHEE ka marrë masat për të kallazuar në organet kopetente subjektet private.
Për dy rastet e tjera, OSHEE kreu punimet, duke bërë të mundur lidhje paralele me fidra të tjerë dhe rikthimin e energjisë.
Për fidrin 39, është duke u punuar me kujdes pa dëmtuar tubacionet e ujërave të zeza.
Duhet theksuar se riparimi i defekteve ka zgjatur mbi 10 orë për shkak të terrenit dhe kushteve të vështira prej spostimit pa kriter dhe ndërtimeve elektrike pa autorizimin e OSHEE nga subjektet privateë, ndaj të cilave kompania mori masa ligjore.
Me këtë rast kompania u bën thirrje subjekteve të bëjnë kujdes me punimet, pasi pasojat nuk janë vetëm në kostot shtesë për OSHEE-në, dëmtim të imazhit duke krijuar shqetësim të panevojshëm tek abentet e saj, por edhe me masa ligjore!
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com