Po ashtu sipas njoftimit për shtyp të OSHEE, mësohet se të gjithë hidrovoret dhe nënstacioni 110 kV dhe 35 kV po punojnë normalisht. Sakaq janë vetëm disa zona në Fier, Burrel dhe Shkodër që kanë ende probleme. Konkretisht zonat me probleme janë:
Fieri: Levan, Dermenas, Selenice, Amonice, Babicë dhe Lagja "11 Janari"
Burreli: Gurre e Madhe, Gurre e Vogel dhe Cerrunje
Shkodër: Koman, Kaçinar, Mide dhe Zues
Ora 16.00 OSHEE: 90% e situatës e normalizuar, 16 fidera me defekt
Pas motit të keq me reshje të dendura shiu dhe era të forta që përfshiu vendin të dielën, ku disa nga linjat dhe nënstacionet e OSHEE pësuan avari të shumta, kjo e fundit deklaron se rreth 90 % e situatës është normalizuar.
Sipas administratorit të OSHEE Adrian Çela i cili inspektoi këtë të hënë punimet për rregullimin e defektit të shkaktuar nga era e fortë dhe rrëzimi i pemëve, ku u dëmtuan 7 shtylla, pranë zonës të Kompleksit Dinamo, nga 192 fidera të dëmtuar, aktualisht janë me defekt rreth 16 fidera.
Çela u shpreh se aktualisht ka ende probleme me defektet në zonat shumë periferike, kryesisht, në Dibër dhe Kukës, për shkak të rrëshqitjeve të dheut të cilat kanë sjellë dëmtime në disa shtylla. Probleme ka edhe në zonat periferike të Tiranës si në Zallbastar. Ndërkohë po punohet për riparimin e defektit në nënstacionin e Komanit.
Sipas një njoftimi të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike deri në orën 14.30 janë me defekt vetëm 16 fidera që furnizojnë me energji kryesisht zonat rurale. Në zonat e Tiranës dhe Durrësit janë riparuar të gjitha defektet dhe nuk ka mungesë energjie.
Sakaq OSHEE bën me dije se zonat në të cilat ka ende probleme janë:
Berat: Potom dhe Tomorricë
Fier: Levan, Dermenas, Selenicë, Amonicë, Babicë dhe Lagja “11 Janari” në Fier
Burrel: Gurrë e Madhe , Gurrë e Vogël dhe Cërrunjë
Shkodër: Koman, Kacinar, Kallmë dhe Midë.
Ora 11.20 OSHEE: Po punohet, 34 fidra me defekt, hidrovoret janë në punë
Kompania e shpërndarjes së Energjisë elektrike thekson se janë 34 fidra me defect që shkaktojnë mosfurnizimin me energji elektrike të një pjesë të rretheve në vend
Sipas OSHEE kryesisht problematike janë zonat rurale ndërkohë që 10 drejtoritë rajonale kanë angazhuar 1650 punonjës për stabilizimin e situatës. OSHEE në njoftimin e saj thekson që të gjithë spitalet furnizohen me energji dhe të gjithë hidrovoret janë në punë.
Ja njoftimi i plotë i OSHEE
Sipas përditësimit të informacioneve nga terreni, mëgjesin e sotëm, e hënë 23 nëntor, rreth 34 fidra në tensionin e lartë dhe të mesëm vijojnë të jenë me defekt, nga 192 ne total, pjesa më e madhe mbulojnë me energji zonat rurale.
Në linjat 35 kV defektet janë si më poshtë:
Vijon të jetë me defekt linja 35 kV Shijak – Ndroq.
Ka dëmtim të shkarkuesave 35 kV në n/stacionin Rrëshen dhe n/stacionin Koman.
Vijon të jetë me defekt linja Radhimë – Orikum.
Një fidër i dëmtuar në n.stacionin Elbasan 4.
Në linjat e tensionit të ulët 20 kV,10 kV, 6 kV n/stacionet pa energji janë:
Tiranë: Zall Bastar, Sauk, Shëngjergj, Shupal
Durrës: Shkozet, Xhafzotaj, Manzë
Berat: Potom, Tomorricë
Fier: Levan, Xhuherinë, Dermenas, Mifol, Selenicë , Seman.
Burrel: Gurrëz, Macukull, Zenisht, Cërrunjë, Klos.
Shkodër: Koman, Kacinar, Kallmet.
Korcë: Velcan, Voskopojë, Vithkuq, Miras, Pojan
Vazhdon puna nga brigadat e mirëmbajtjes për kthimin në gadishmëri të nenstacionit Shkozet dhe zëvendesimin e transformatorit të dalë jashtë pune.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)