OSHEE: Shkurtohen afatet dhe
procedurat për lidhjet e reja

OSHEE: Shkurtohen afatet dhe<br />procedurat për lidhjet e reja
Ardian Luarasi, Këshilltari Teknik i Administratorit të OSHEE shpjegoi para medias ndryshmet që do të ndodhin në procesin e lidhjes së enegjisë për konsumatorin, të cilat janë të bazuara dhe të analizuara mbi rezultatet e raportit të fundit “Doing Business 2015” të Bankës Botërore. 

Sipas tij propozimi i parë ka të bëjë më krijimin e nje sporteli të vetëm “one stop shop” për procedurat e lidhjes me rrjetin energjitik, i cili konstaton në nisjen dhe mbylljen e gjithë procesit të lidhjes brenda OSHEE. Propozimi i dytë është ndërtimi i të gjitha kabinave dhe rrjetit elektrik nga OSHEE, që deri më sot ishte bërë nga privati dhe që kishte një ndikim negativ për Bankën Botërore dhe kompaninë “Doing Business 2015”

“Në rrjetin tonë, sot kemi, nga 25 mijë kabina elektrike, 13 mijë janë private, shumica e të cilave nuk mirëmbahen asnjehere,“ është shprehur Luarasi. 

Ndërtimi dhe mirëmbajtja e linjave kryesisht në zonat rurale është një tjetër propozim i OSHEE-së, ku aktualisht janë në gjendje kritike. 

Dhe së fundi propozimi tjetër ka të bëjë me kabinat që janë brenda objektit të subjektit privat, ku OSHEE ka kërkuar që aksesi i këtyre kabinave të jenë jashtë objektit “privat” pasi kjo gjë sillte pengesë në realizimin në kohë kur ka defekt. 

Për këto shërbime të reja, si ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrjetit dhe kabinave, pritet që ERE të marrë një vendim në qershor, ka propozuar OSHEE pranë ERE.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar