OSHEE shtyn afatin për
përditësimin e të dhënave

OSHEE shtyn afatin për<br />përditësimin e të dhënave<br>
OSHEE së bashku me nënkontraktonin që po zbaton ne terren procesin e përditësimit të të dhënave, bën me dije se për shkak të fluksit në sportele, shtyhet vijimi i procesit të përditësimit të të dhënave deri në Mars 2018.

Vendosja e afatit 31 Janar dhe rezervimi i të drejtës për ndërprerjen e energjisë elektrike në rast mospërditësimi të të dhënave, ka shtuar fluksin e abonentëve në pikat e autorizuara për përditësimin e të dhënave.

Procesi i përditësimit ka vijuar gjatë gjithë vitit 2017, ku pavarësisht intensifikimit të punës në terren, konstatohen ende abonentë që nuk kanë saktësuar të dhënat, kryesisht shtëpi të dyta, emigrantë, por edhe konsumatorë të cilët nuk janë gjetur gjatë procesit të intervistimit. OSHEE: Vijon procesi i përditësimit të të dhënave.

Përditësimi/plotësimi i të dhënave të abonentëve është një proces mjaft i rëndësishëm, jo vetëm në aspektin ligjor, por edhe në drejtim të cilësisë së shërbimit dhe vendosjes së marrëdhënies kontraktore korrekte mes palëve!

Me përditësimin/plotësimin e të dhënave, si numri i kontratës së furnizimit, kartën e identitetit, NIPTI, etj, evidentojmë qartë të dhënat e klientit, objektit që furnizohet me energji elektrike dhe shmangim pasaktësitë në trajtimin apo ofrimin e shërbimit.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Sh.A) sqaron se, procesi i përditësimit të të dhënave nuk lindi si nevojë ditët e fundit, por në fillim të zbatimit të reformës, pasi u konstatuan pasaktësi të dhënash për një pjesë të abonentëve tanë, të trashëguar në vite!

Sikurse publiku është informuar, procesi i përditësimit nisi në shtator të 2015-s, dhe ka vijuar me kalimin e kohës, duke rritur sensibilizimin, përmes fushatave të ndryshme, e cila kulmoi në tetor 2016, me nisjen e intervistave derë më derë, bazuar mbi:

• Ligjin Nr.43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”
• Kontratën e Furnizimit me Energji Elektrike, miratuar me Vendimet Nr. 108 dhe Nr.109, datë 21.10.2011 të ERE
• Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 207, datë 16.03.2016, për “mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave”


Procesi i përditësimit ka vijuar gjatë gjithë vitit 2017, ku pavarësisht intensifikimit të punës në terren, konstatohen ende abonentë që nuk kanësaktësuar të dhënat, kryesisht shtëpi të dyta, emigrantë, por edhe konsumatorë të cilët nuk janë gjetur gjatë procesit të intervistimit!

Për t’i sensibilizuar më tej, abonentët u njoftuan sërish në tetor 2017, përmes njoftimeve në media, rrjete sociale, te zyrat e Kujdesit ndaj Klientit në OSHEE, dhe nga kontraktori.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite