TIRANE, 3 Shkurt/ATSH/- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se të gjitha hidrovoret në mbarë vendin furnizohen me energji elektrike nga OSHEE.
Në një njoftim për shtyp, OSHEE bën të ditur se stakimi i energjisë në disa raste është kryer për arsye sigurie në disa n/stacione si pasojë e kabinave elektrike që gjenden nën ujë.
Si rezultat i përmbytjeve në drejtorinë rajonale Fier, në rrethin e Vlorës është jashtë pune një fidër në n/stacionin Kafaraj.
Fidri Nr.20 është stakuar për masë sigurie pasi 6 kabina janë në ujë. Për këtë arsye kanë mbetur pa energji komuna ''Levan'' me fshatrat: Levan (një pjesë),Bishan, Cerven, Bocove,Qarr, Ferras, Bashkim, Pishë Poro. Fidri Nr.6 është i kycur pjesërisht duke lënë pa energji 2 kabina private në fshatin Poro. Fidri Nr.25 është i kyçur pjesërisht duke lënë pa energji 4 kabina private në fshatin Akerni.
Në rrethin e Fierit është jashtë pune një fidër në n/stacionin e Jagodinës. Fidri ''Kallme' i cili është jashtë pune është furnizuar nga fidri i naftës. Nuk merr energji një kabinë në fshatin Nish. Fidri ''Suke '' në n/stacionin Jagodinë ka jashtë pune një kabinë të përmbytur nga uji.
Në rrethin Ballsh u vendos në punë që ditën e djeshme n/stacioni Poçem (asset I ARMO-S). Për pasojë sot janë furnizuar me energji elektrike fidrat e këtij n/stacioni me përjashtim të katër kabinave ku po punohet për ti vënë në eficencë. Po sot kanë marrë energji fidrat ''Kut'' që mbulojnë me energji fshatrat Kut dhe Çarrush. Fidri ''Klos'' që furnizon me energji fshatrat Klos, Mollas, Hekal. Fidri ''Fratar'' që furnizon me energji fshatrat Kremenar, Ninesh, Bejar dhe Gadurove. Fidri ''Poçem'' që mbulon me energji fshatrat Poçem dhe Drizar./a.gjonaj/ /a.g/









