OSHEE tender 80 milionë lekë
 GPS për 400 makina shërbimi

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, do pajisë me GPS plot 400 automjete që janë në shërbim të ndërmarjes shtetëtore dhe që janë marrë me qira nga kjo kompani. Për futjen e kësaj teknologjie, OSHEE ka vendosur të shpenzojë një shumë prej 80 milion lekë të vjetra, e cila do i kalojë kompanisë që ka fituar tenderin ”A-T-D -Albanian Technology Distribution”, që administrohet nga Nursen Metuli, Rogert Jashari dhe Erjon Basha.

Kjo teknologji nuk është një risi që OSHEE po e fut në automjetet shtetërore, pasi dhe ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme, tashmë kanë paisur me GPS automjetet e tyre që kanë në shërbim. Në total këto tre tendera GPS shkojnë në vlerën 295 milion lekë.

“Në kuadër të monitorimit të lëvizjeve të mjeteve motorike që përdor OSHEE sh.a, kërkohet instalimi i shërbimit GPS si për automjetet në pronësi ashtu edhe në ato me qëra operacionale, si edhe zhvillimi, instalimi dhe mirembajtja 1 vjeçare e një aplikacioni për menaxhimin e mjeteve motorike”-thuhet në procedurat tenderuese.

gps

gps

400 automjete
Numri i pajisjeve në të cilat do ofrohet shërbimi do kryhet në 400 automjete.Ky sistem do i japë mundësi OSHEE të monitorojë vendndodhjen e automjetit në distance në çdo moment. Informacion i detajuar për çdo makinë :Identifikimi i mjetit, shpejtësinë e lëvizjes, nëse është ndezur ose fikur, adresën e vendndodhjes. Raporte për kilometrat e përshkruara, orët e punës, shpejtësinë maksimale dhe shpejtësinë mesatare, orët e qëndrimit me motor ndezur pa lëvizur.Përllogaritja e karburantit të konsumuar.Mësohet se i gjithë sistemi do mbështetet në teknologjinë ËEB dhe t’u mundësojë drejtuesve akses në çdo të dhënë për sistemin në çast, përmes një kompjuteri të lidhur në rrjetin e OSHEE.

222 autoambulancat
Në muajin tetor 2015 Ministria e Shëndetësisë, mbylli procedurat për pajisjen e të gjitha autoambulancave në Shqipëri me një sistem GPS. Bëhet fjalë për një shifër prej 222 autoambulanca dhe se secila prej tyre në ditët në vijim do të pajiset me një GPS elektronik e kamera, i cili do japë informacion të detajuar lidhur me vendndodhjen e automjetit por edhe të punës që kryejnë mjekët apo infermierët në rastet kur shkojnë në urgjenca apo kur transportojnë të sëmurët nga një spital në një tjetër.Fatura financiare e këtij ndryshime, shkon në 78 milion lekë të vjetra dhe se për të kryer këtë shërbim ministria e Shëndetësisë ia ka besuar punën kompanisë “Elektrosek”, një kompani kjo që administrohet nga biznesmeni Ilir Mane.

Tashmë kjo kompani ka lidhur kontratën me ministrinë e Shëndetësisë dhe se projekti i pajisjes me GPS të autoambulancave ka filluar.Burimi i financimit prej 78 milion lekë të vjetra është parashikuar vetëm për një periudhë 15 mujore, duke nënkuptuar që projekti do zgjasë deri në fund të vitit 2016. Ky projekt që bën fjalë për “Shërbim GPS dhe monitorim  për Autoambulancat në Spitale dhe Urgjencën Mjekësore Tiranë”, do të shtrihet në të gjithat spitalet dhe urgjencat spitalore dhe sipas ministrisë së shëndetësisë ka si synim modernizimin e sistemit të urgjencës, e cila është dhe kontakti i parë për dhënien e ndihmës së parë shëndetësore.
 
Tenderi
 Policia,137 milion lekë për GPS në makinat e rendit
 
Thuajse të gjitha, automjetet e Policisë së Shtetit që përdoren për rendin dhe ruajtjen e sigurisë publike, do monitorohem me paisje GPS. Projekti që ishte raportuar nga “Shqiptarja.com” qysh prej muajit dhjetor 2015, tashmë ka filluar të marrë nismë konkrete, pasi zyrtarë të ministrisë së Brendshme kanë hapur që prej 22 janarit 2016 procedurat tenderuese.

Nga sa mësohet projekti është katër vjeçar dhe se ministria e Brendshme do shpenzojë 137 milion lekë të vjetra, me qëllim monitorimin nëpërmjet sitemit të GPS, të gjitha lëvizjet e punonjësve të policisë që kryejnë shërbimet e tyre me automjete. Në fakt një nismë të tillë, pak kohë më parë sapo e mbylli ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili paisi me GPS 222 ambulanca. Tashmë procedura ka vetëm një javë që është hapur dhe se pritet dorëzimi i ofertave nga subjektet.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati