Oslo, me këpucë drejt Breivik:
Shko në fe

Oslo, me këpucë drejt Breivik:<br />Shko në fe
OSLO- Një person ka gjuajtur me këpucë kundër Anders Breivik gjatë seancës së rradhës të zhvilluar sot në gjykatën në Oslo. Procesi i gjykimit është ndërprerë menjëherë pas këtij shpërthimi publik.

"Shko në ferr, shkoni në ferr, ju vratë vëllai im", bërtita një person i paidentifikuar i ulur në rreshtin e dytë të karrigeve brenda në sallë. Mediat thanësë personi ishte vëllai i njërit prej viktimave të tragjedisë në Oslo. Këpuca fatkeqësisht goditi avokatin e Breivik të ulur shumë pranë tij.

Breivik akuzohet për terrorizëm pasi sulmoi ndërtesën qeveritare në kryeqytetin norvegjez duke vrarë 8 persona, dhe më pas në ishullin Utoja kreu një masakër të vërtetë duke vrarë 69 pjesëmarrës kryesisht të rinj në nje kamp veror në këtë ishull.
Breivikka pranuar krimet duke këmbëngulur se sulmet "ishin mizore, por të domosdoshme".

Nëse Gjykata konstaton se Breivik është normal nga shëndeti mendor atëherë ai rrezikon 21 vite burg. Nëse diagnostikohet si i sëmure psikik, ai do dërgohet në një qendër rehabilitimi. Gjykata pritet të shpallë verdiktin për Breivik në mes të korrikut.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Në Bunk’Art2 hapet

Në Bunk’Art2 hapet "Dhoma e Manipulimeve": Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste