Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova do të shkojë përsëri në zgjedhje parlamentare pas dështimit të zgjedhjes së presidentit. Parlamenti është shpërndarë pasi ligjvënësit dështuan deri mbrëmë në mesnatë për të zgjedhur presidentin e ri të republikës së Kosovës.
“Mbrëmë përpjekjet dështuan. Ky nuk ishte rastësi, as i pamenduar, përkundrazi shumë mirë i kalkuluar dhe i ideuar për fat të keq. Neni 86 presidenti i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 dit përpara përfundimit të mandatit. Mandati im përfundon më 4 prill. Kjo d.m.th. që 5 marsi ishte afati i fundit kushtetues, ky afat ka skaduar mbrëmë në mesnatë. Nuk kemi të bëjmë me një debat politik por me një akt të qartë kushtetues. Deputet e kuvendit kanë pasur në dispozicion 23 ditë për të kryer këtë detyrë. Ata vendosën që mos ta bëjnë dhe ky është realiteti që po përballemi sot. Kam vendosur të shpërndaj kuvendin dhe të shpall zgjedhjet e reja. Qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje, këtë e ka krijuar dështimi i kuvendit. Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme”, tha Vjosa Osmani.
Lajmi kryesor:
Kosovë/ Partitë dështuan të zgjedhin Presidentin, Osmani shpërndan Kuvendin: Këtu na sollën njerëz me qëllime të rrezikshme! Vendi drejt zgjedhjeve të reja












