Osmani në CNN: Vuçiçi di si të bëj propagandë, krijoi përvojë si ministër i Millosheviçit

Osmani në CNN: Vuçiçi di si të bëj propagandë, krijoi përvojë si ministër i Millosheviçit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për CNN

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për një intervistë në CNN, ka folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe Ballkan, pas agresionit rus në Ukrainë dhe pozicionin e Serbisë përballë kësaj ngjarjeje. Presidentja ka thënë se Kosova do të qëndrojë si vend i pavarur, sovran dhe demokratik, pavarësisht se Serbia vijon ta shoh si një shtet të përkohshëm.

Osmani, ka thënë Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç është shumë i zoti për të bërë propagandën që mbështetet nga Rusia, pasi siç tha ajo ka përvojë si Ministër i Propagandës në qeverinë e Milloshevçit.

“Më lejoni t’ia kujtoj secilit që Presidenti aktual i Serbisë ka shërbyer si Ministër i Propagandës për regjimin e Millosheviqit, kështu që ai është shumë i zoti për të bërë atë lloj propagande që mbështetet nga Rusia. Në këto 10 vitet e fundit, ai ia ka dalë ta rris bashkëpunimin ushtarak, politik dhe ekonomik me Rusinë, në nivele që nuk kanë ekzistuar asnjëherë më parë”, ka thënë Osmani.

Osmani, ka folur gjithashtu edhe për bashkimin e Serbisë me shtetet perëndimorë për ta dënuar e sanksionuar Rusinë në OKB përmes rezolutave të miratuara. Ajo ka thënë se përtej votimit të këtyre rezolutave, Serbia nuk ndërmerr asnjë veprim konkret kundër Rusisë apo Bjellorusisë.

Ajo ka vënë në pah edhe bashkëpunimin në rritje mes Serbisë dhe Rusisë, duke bërë krahasime të bashkëpunimit ushtarak.

“Një shembull nga viti 2012, numri i stërvitjeve ushtarake të përbashkëta mes Rusisë dhe Serbisë, ishte dy për një vit. Tani është më shumë se 100 në vit. Tani shohim marrëveshje për furnizim me armë mes Serbisë dhe Risisë, Serbisë dhe Kinës dhe qartazi kjo gjë po na shqetëson të gjithëve në rajon, sepse sa më shumë armë që blejnë, aq më shumë përbëjnë kërcënim për destabilizim ndaj të tjerëve në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar ajo.

Osmani ka thënë Kosova është e gatshme të mbrojë vendin me çdo çmim. Ajo tha se pamjet e tmerrshme që vijnë çdo ditë nga lufta në Ukrainë, i kujtojnë asaj atë që ka kaluar populli i Kosovës.

 “Serbia vazhdon të na shoh si shtete të përkohshme. Është e qartë se kjo gjë nuk është e vërtetë, sepse ne jemi këtu për të qëndruar si shtet i pavarur, sovran, vibrant dhe demokratik. Do ta mbrojmë atë që e kemi arritur dhe jemi gati që paguajmë çdo çmim që ta mbrojmë demokracinë dhe shtetin e pavarur dhe demokratike që e kemi sot. Shumë gjak është derdhur në rajonin tonë, kemi humbur shumë njerëz të pafajshëm. Sot po përkujtojmë 14 prillin, që është dita e dedikuar për 20,000 viktimat e dhunës seksuale në Kosovë. Për këtë arsye, ajo që po ndodh në Ukrainë tani, me fëmijë e njerëz të pafajshëm që vriten, gra që vriten e përdhunohen si mjet lufte, është një kujtim i asaj që ne jemi detyruar ta përjetojmë”, ka thënë Osmani.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë