Osmani për mediat portugeze: Serbia me ndihmën e Rusisë po e destabilizon Ballkanin

Osmani për mediat portugeze: Serbia me ndihmën e Rusisë po e destabilizon Ballkanin

‘Serbia me ndihmën e Rusisë po destabilizon Ballkanin” ka thënë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për gazetën portugeze “Diario de Noticias”.

Duke folur për situatën në Kosovë dhe raportet me Serbinë, Osmani tha se situata është e komplikuar për shkak se fqinji verior, Serbia, ka synime destabilizuese për rajonin.

“Është një situatë e komplikuar, fatkeqësisht, e krijuar nga fqinji ynë verior, me qëllime destabilizuese jo vetëm kundër Kosovës por po ashtu edhe në Bosnje, Mal të Zi dhe shtete tjera në rajon. Por pavarësisht sulmeve Kosova gjithmonë ka qenë paqësore dhe fqinj konstruktiv. Edhe pse ka Kosova ka dëshmuar angazhimin për dialog me Serbinë, Serbia ka bërë të kundërtën. Vazhdon të ndërtojë një kampanjë agresive kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare, vazhdon të abuzojë me dialogun duke shpërndarë informacione të gabuara tek disa shtete të largëta se dialogu është i përqendruar në statusin e Kosovës gjë që s’është e vërtetë dhe ka kryer disa iniciativa destabilizuese me ndihmën e Rusisë, duke mbajtur tensionet dhe konfliktet aktive dhe duke e lënë rajonin jashtë integrimit evropian, kundër asaj çfarë ne duam dhe mbrojmë. Pavarësisht gjithë kësaj, përpjekjet tona janë të sinqerta, ne jemi shumë të sigurt në synimet tona, ne flasim sinqerisht me miqtë tanë në BE, SHBA dhe më gjerë”, ka thënë Osmani.

Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës janë tensionuar kohët e fundit ku nisi që nga reciprociteti me targat dhe më pas me aksionin e policisë në veri të Kosovës  kundër mallrave kontrabandë ku pari përplasje dhe protesta nga serbët që jetojnë aty.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?