Osmani pret në takim ministren e Jashtme të Suedisë: OSBE rol të rëndësishëm në Kosovë

Osmani pret në takim ministren e Jashtme të Suedisë: OSBE rol të rëndësishëm në Kosovë

Ann Linde dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Raportet mes Kosovës dhe OSBE-së, ka qenë tema e diskutimit mes takimit të presidentes Vjosa Osmani dhe ministres së Jashtme të Suedisë, Ann Linde. Për Osmanin, OSBE ka një rol të rëndësishëm në Kosovë që prej viteve 90’.

Osmani vuri theksin në vazhdimësinë e raporteve mes dy vendeve, sidomos në aspektin e fuqizimit të grave në vendimmarrje.

 “Në cilësinë e udhëheqëses së OSBE-së, sot Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedise, Ann Linde, vizitoi Kosovën. Në takimin që kishim, diskutuam për rolin e rëndësishëm të OSBE-së në Kosovë që nga vitet e 90-ta e deri më sot. Kam potencuar rëndësinë e avansimit të përfaqësimit të Kosovës në këtë organizatë si dhe përpjekjet tona për fuqizim të shtetësisë sonë dhe të interesit të qytetarëve tanë nëpërmjet anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Duke pasur parasysh prioritetin e Suedisë që fuqizimi i grave në procese të paqes dhe sigurisë të jetë në fokus, diskutuam edhe për rëndësinë e pjesëmarrjes dhe vendimmarrjes së grave në këto procese”, shkruan Osmani.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres

Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres