Osmani: Serbët e Kosovës po mbahen peng nga presidenti i Serbisë

Osmani: Serbët e Kosovës po mbahen peng nga presidenti i Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani akuzoi të martën presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç për siç tha trysni ndaj serbëve të Kosovës për të mos marrë pjesë në votimet për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë t’i mbrojmë të drejtat e qytetarëve tanë pa dallim, jemi të përkushtuar që serbët që jetojnë në Kosovë të shfrytëzojnë të drejtat që atyre u jep Kushtetuta, por për fat të keq disa prej tyre po lejojnë që të mbahen peng nga ana e (Aleksandar) Vuçiçit”, tha presidentja Vjosa Osmani duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të kundërshtojnë këtë trysni të presidentit serb,

“Po ashtu ta ndëshkojnë (Aleksandar) Vuçiçin i cili nuk e ka mbajtur fjalën që e ka dhënë para tyre që nuk do të ndërhyjë në kundërshtim me normat ndërkombëtare dhe normat e së drejtës sepse është shtet tjetër dhe nuk ka të drejtë të ndërhyj në procese zgjedhore në Kosovë”, tha presidentja Osmani.

Lista Serbe subjekti kryesor i serbëve të Kosovës, vendosi të mos marrë pjesë në votimet e caktuara për datën 21 prill ndërsa akuzoi kryeministrin Albin Kurti për siç thanë përpjekje të vazhdueshme që ky votim të dështojë.

Vendimi nxiti reagimin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që i kërkuan kësaj partie ta rishqyrtojë vendimin ndërsa qeverisë së Kosovës të trajtojë me ndjeshmëri shqetësimet e ngritura nga qytetarët në veri të vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi të martën Listës Serbe që të zëvendësojë anëtarët e saj të dorëhequr nga komisionet komunale që duhet të organizojnë votimet për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Aktualisht Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Leposaviçi dhe Zveçani, udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit të vitit të kaluar, të cilat u bojkotuan nga partitë politike serbe.

Dërgimi i kryetarëve në zyrat e tyre në fund të muajit maj të vitit të kaluar u kundërshtua ashpër nga grupe qytetarësh serbë të cilët u përplasen me policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s.

Dështimi i mundshëm i referendumit për shkarkimin e kryetarëve që kërkon 50 për qind plus një të votuesve, do të çonte në një zvarritje të procesit, meqë një i tillë nuk mund të organizohet përpara se të kenë kaluar 12 muaj./ VOA

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/04/2024 04:43

    Ata mbahen peng vetem nga koka e tyre.Nuk jane as femije,as budallenj t'i terheqe prej hunde Vucici,cdo vendim ne fund e marrin vete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë