OST kundër qeverisë gjermane:
Linjën me Kosovën e kanë boshnjakët!

OST kundër qeverisë gjermane: <br />Linjën me Kosovën e kanë boshnjakët!
TIRANË - Drejtori i Operatorit të Sistemit të Tansmetimit, Arben Ibro deklaroi se tenderi për linjën 400 kV Shqipëri - Kosovë është hapur me datë 8.3.2011, për të ndjekur më pas, të gjithë procesin ligjor të parashikuar në legjislacionin shqiptar dhe standartet e ofruara nga KfË-ja. "Nuk është e vertetë që tenderi ka përfunduar në muajin mars. Në shqyrtim të ofertave, u pa se ishin paraqitur vetëm dy kompani dhe jo dhjetra. Këto dy kompani i plotësonin kushtet teknike. Njëra prej tyre ishte "DALEKOVOD" nga Kroacia me vlerë (për pjesën shqiptare) rreth 36 milionë euro dhe tjetra "ENERGOINVEST" nga Bosnja –Hercegovina me vlerë (për pjesën shqiptare) rreth 27 milionë euro", deklaron Ibroja.
Sipas kreut të OST-së, siç parashikohet në ligjin dhe rregullat shqiptare dhe ato ndërkombëtare, në asnjë mënyrë autoriteti kontraktues nuk mund të shpallë fitues një kompani, e cila ka ofruar çmimin më të lartë (afro 8.6 milionë euro më shumë).
Ibroja garantoi se përgjigja institucionale nuk do të ndikohet nga asnjë lloj presioni ngado që të vijë. Por, ai nuk ka bërë asnjë koment lidhur me reagimin e qeverisë gjermane, e cila ka qenë krejtësisht kundër ndryshimit të fitueses së tenderit.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës