Mesfushori gjerman, Mesut Ozil, ka shënuar një gol të bukur pas një aksioni model të ndërtuar nga skuadra e Arsene Wenger.

Ozil kaloi në avantazh skuadrën e tij në minutën e 71 në ndeshjen kundër Middlesbrough, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të Arsealit.

Goli i fitores erdhi nga aksioni i realizuar në mënyrë të shkëlqyer nga lojtarët e Arsenalit dhe pas asistit nga Aaron Ramsey, ishte Ozil ai që e çoi topin në rrjet.

Ky ishte goli i shtatë i Mesut Ozilit në këtë sezon në Premiere League.