Përçarjet çojnë në anulimin e
konkursit për drejtor të AKP-së

Përçarjet çojnë në anulimin e<br />konkursit për drejtor të AKP-së
Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka dështuar të zgjedhë drejtorin menaxhues të këtij institucioni. Zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi, nuk ka dhënë ndonjë arsyetim për anulimin e konkursit, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërsa gazeta është njoftuar nga burime të afërta me AKP-në, se mungesa e një konsensusi në mes të anëtarëve të bordit për emrin që do të bëhet drejtor ka qenë arsyeja kryesore e anulimit të konkursit.

Për zgjedhjen e drejtorit ekzekutiv nevojiten votat afirmative të shumicës së anëtarëve të Bordit të AKP-së. Bordi sipas ligjit duhet t’i ketë 8 anëtarë dhe për zgjedhjen e drejtorit nevojiten minimum votat e pesë anëtarëve të bordit, aq sa aktualisht i ka ky institucion, për shkak të dorëheqjes së tre anëtarëve vitin e kaluar.

Pesë anëtarët aktualë nuk kanë qenë të një mendimi për emrin i cili do të jetë drejtor ekzekutiv i AKP-së. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim