Për Daçiç platforma e Nikoliç për 
Kosovën është e pazbatueshme

Për Daçiç platforma e Nikoliç për <br />Kosovën është e pazbatueshme
Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç ka deklaruar se nuk e ka pranuar platformën e kryetarit të Serbisë Tomislav Nikoliç për Kosovën dhe ka theksuar se pavarësisht nga përmbajtja nuk mund  të ndalohet vazhdimi i bisedimeve me Prishtinën.

"Nikoliç platformën ia ka dërguar kryetarit të Qeverisë e unë nuk e kam marrë. Shtrohet pyetja pse mu tani paraqitet ajo, unë kam pyetur cila esenca që tani të bisedojmë për të, sepse sigurisht se kthim prapa nuk ka. Marrëveshja e Brukselit është e përbashkët, edhe e kryetari e edhe e kryeministrit dhe çfarëdo ndërprerje e aktivitetit të Aleksandar Vuçiqit nuk do të ishte në interesin e Serbisë”, ka thënë Dadiç në televizionin serb B92.

I pyetur cilat janë motivet që qëndrojnë pas platformës, sipas Koha.net dhe a është ajo një sabotim i Marrëveshjes së Brukselit, Daçiç ka thënë se është joserioze të bisedohet për diçka që s’e ka lexuar porse mund ta marrë me mend se çfarë shkruan në të dhe cilat janë motivet e saji.

"Është e sigurt se Serbia duhet të vazhdojë bisedimet me Prishtinën. Kur dikush thirret në mosrespektim të Kushtetutës, unë pyetem pse kryetari, nëse e respekton Kushtetutën, nuk urdhëron kthimin e situatës kushtetuese në krahinë. Këtu është një situatë specifike ku Serbia nuk ka sovranitet të plotë në Kosovë. Është lehtë të shkruhen ca instruksione që nuk janë të zbatueshme në jetë, Vuçiq dhe unë e kemi kaluar këtë në Bruksel gjatë dy-vjetëve të shkuar", ka thënë ministri.

Sipas fjalëve të tij, askush nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare gjatë bisedave zyrtare me të nuk ka kërkuar nga Beogradi njohjen e pavarësisë së Kosovës si kusht për hyrje të Kosovës në BE. 

"Nëse dikush e vë këtë kusht, mendoj se përgjigja e Serbisë do të jetë e qartë” ", ka thënë Daçiq.

Ai ka theksuar se përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare ua ka paraqitur qëndrimin personal për ndarje të Kosovës dhe ka shtuar se kjo çështje nuk është temë e bisedave aktuale në mënyrë që të rrezikohet Marrëveshja e Brukselit.
Për ndryshimin e Kushtetutës, Daçiç ka vlerësuar se çështje e Kushtetutës së re duhet menduar mirë dhe se nuk duhet shkruar në zgjedhje parciale.

"Na presin negociata me BE-në për kapitullin 35, e për mbylljen e tyre duhet të harmonizojmë ligjet tona me standardet evropiane por kjo nuk do të thotë se preambula do të ndryshojë”. ka shtuar Dadiç

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
Burimi: Koha.net

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji