Për herë të parë, foto të femrave
në Korenë e Veriut, bukuria e izolua

Për herë të parë, foto të femrave<br />në Korenë e Veriut, bukuria e izolua
Fotografja Mihaela Norocka udhëtuar rreth botës për të dokumentuar bukurinë femërore në albumin e saj fotografik "Atlas of Beauty". Së fundmi ajo vendosi të fokusohet veçanërisht tek femrat që jetojnë të izoluara në Korenë e Veriut. 

"Isha kaq kurioze për të parë dhe fotografuar femrat në Korenë e Veriut. E dija që jetonin në një botë tjetër, shumë larg trendeve globale dhe doja të dija se si zhvillohet bukuria në një mjedis të tillë",- rrëfeu Noroc për BuzzFeed. 

Ajo tha se ky është projekti i parë në të cilin marrin pjesë ekskluzivisht femra nga Koreja e Veriut. "Fakti që vendi është i izoluar më solli disa sfida për të gjetur gra pjesëmarrëse. Nëse shkon atje, duhet të ndjekësh një axhendë të caktuar dhe të pranosh faktin që mund të shkosh vetëm në disa vende. Shumë nga gratë që takova, e kishin për herë të parë takimin me një të huaj." 

Për të gjetur 'modele' për albumin e saj, Norec vizitoi disa vende, përfshirë këtu universitete, parqe publike, fabrika dhe stacione metroje, për të provuar që bukuria gjendet kudo. Ajo ishte surprizuar kryesisht nga përdorimi i veshjeve dhe detajeve tradicionale. 

"Gjatë festimeve ose evenimenteve të tjera të rëndësishme, ata veshin kostumet tradicionale shumëngjyrëshe. Edhe spikerja e lajmeve vesh kostume të tilla, çdo mbrëmje." Noroc theksoi se edhe pse vendi është i izoluar, nuk do të thotë se femrat nuk i kushtojnë rëndësi pamjes së jashtme. 

​"Femrat në Korenë e Veriut nuk i njohin trendet globale, por kjo s'do të thotë që nuk shqetësohen për pamjen e tyre. Ato shqetësohen, përfundimisht! Synimi i këtij projekti është të promovojë bashkimin. Çdo ditë, kur shohim mas median, ndeshemi me një atlas luftërash, konfliktesh dhe frike. Mbi të gjitha mendoj se bota jonë ka nevojë për një atlas bukurie, për të treguar se diversiteti duhet të na mbajë të bashkuar dhe jo të krijojë konflikte. Mendoj se portreti i ndershëm i një gruaje, është mënyra më e mirë për të provuar se bukuria qëndron tek ndryshimet dhe duhet të jemi tolerantë."
FOTO të tjera
koreja e veriut
koreja e veriut
 FOTO të tjera

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar