Për herë të parë gjuha rome në
shkollën 9-vjeçare “Hamit Mullisi”

Për herë të parë në qarkun e Elbasanit, në shkollën 9-vjeçare “Hamit Mullisi”, ku mësojnë 269 nxënës, futet si lëndë me zgjedhje gjuha rome.
 
Në shkollën 9-vjeçare “Hamit Mullisi” në Elbasan,  nxënësit e komunitetit rom mund ta frekuentojë lëndën e gjuhës rome.
 
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, vlerseoi gjuhën rome si një gjuhë që mbart vlera jo vetëm për këtë komunitet, por për të gjithë ata që duan të njihen me këtë kulturë.
 
“E gjithë lagjia “5 Maji”, tashmë me mbi 20 mijë banorë, kërkon dhe ajo të ketë shkollën e vet ku ju të mësoni aty ku dhe banoni”, tha Sejdini.
 
Në shkollën 9-vjeçare “Hamit Mullisi” në Elbasan mësojnë 269 nxënës, prej të cilëve 57 nga komuniteti rom./ATSH/


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Gazetarja italiane Cecilia Sala lirohet nga regjimi iranian, mbërrin me avion në Romë, pritet nga Meloni! Përqafon partnerin dhe u dërgon mesazh kolegëve: Jam kthyer

Gazetarja italiane Cecilia Sala lirohet nga regjimi iranian, mbërrin me avion në Romë, pritet nga Meloni! Përqafon partnerin dhe u dërgon mesazh kolegëve: Jam kthyer