VATIKAN - Deri më sot, në histori nuk ka asnjë të dhënë apo dokument publik për një takim të mëparshëm mes një Pape dhe një ish-Pape, pasi kreu i Kishës Katolike zakonisht zgjidhet pas vdekjes së parardhësit. Por, sot, Papa Françesku I udhëtoi me helikopter për në Këshjtellën Gandolfo për të drekuar me Papa Emeritus Benediktin.

Takimi mes Papës së sapozgjedhur me parardhësin e tij, është i parë i këtij lloji që realizohet pas më shumë se 600 vjetësh.

“Jemi vëllezër”, i ka thënë Françesku parardhësit të tij, ka raportuar zëdhënësi i Vatikanit At Lombardi. Biseda mes tyre ka zgjatur rreth 45 minuta, ku Ati i Shenjtë i ka shprehur mirënjohjen e kishës për punën e tij gjatë papatit duke thënë se Ratzinger ka qenë për të gjithë shembulli i thjeshtësisë. 

Benedikti I VXI-të u bë papa i parë në 6 shekuj që jep dorëheqjen për shkak të sëmundjes dhe moshës së thyer.

Papa Benedikti ritet të qëndrojë në rezidencën verore në Castel gandolfo derisa të përgatitet një sistemim për të brenda mureve të Selisë së Shenjtë, nga fundi i prillit.

Redaksia online
(l.ç/ar.sh/shqiptarja.com)