Për herë të parë pas 27 vjetësh
“Pazari i Ri” voton për PS

Për herë të parë pas 27 vjetësh<br />“Pazari i Ri” voton për PS
Puna e bërë në këto dy vite nga Bashkia e Tiranës duket se është një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në fitoren e thellë të Partisë Socialiste në Tiranë.
 
Dhe shembulli më i mirë për këtë është pikërisht Pazari i Ri, i cili falë ndryshimit total që pësoi pak muaj më parë ka ndryshuar edhe votën e banorëve të zonës që jetojnë aty.
 
Kështu, për herë të parë pas 27 vitesh, qendra e votimit me numër 1921, që i përket zonës së Pazarit të Ri, e njohur ndryshe si zemra e zemrës së Tiranës, ka votuar bindshëm në favor të Partisë Socialiste duke shënuar edhe një nga rezultatet më të thella në Tiranë.
 
Më konkretisht nga 49 për qind për PS-në me 51 për qind për PD-në në zgjedhjet e 2013, rezultati është përmbysur duke shkuar në 59 për qind për PS dhe 41 për qind për PD-në.
 
Thënë ndryshe, PS ka një rritje në këtë qendër me afro 20 për qind krahasuar me 4 vite më parë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore