Për ke bën thashetheme Jozefina?

Edhe pse i kanë zyrat për karshi, ata duket se nuk kanë kohë të lirë për t’u ulur dhe folur kokë më kokë me njëri-tjetrin. Ja më në fund gjetën rastin dhe po e shfrytëzojnë atë në maksimumin e mundshëm! Të ftuar në promovimin e librit të fundit të gazetarit Blendi Fevziut, kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli dhe kryeministri Sali Berisha çoç i pëshpërisin vesh me vesh mes sho-shoqit, pa e vrarë mendjen për të pranishmit. Mos ndoshta po flasin për presidentin, zotin Topi? Jo! Sepse ky i fundit nuk i ka dhënë shkak me praninë e tij në këtë pritje, por ama zoti Basha, një rival i shpallur tashmë i zonjës Topalli gjendet vetëm dy hapa larg tyre, prandaj edhe kryetarja ka gjetur rastin të bëjë ndonjë thashethem me shefin, e t’i tregojë ato gjëra që nuk janë pjesë e protokolleve.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha